TIRANE- Ekonomia shqiptare dominohet tërësisht nga sipërmarrjet me nga 1 në 4 të punësuar (rreth 90% e totalit), ndërkohë që aktiviteti dominues është ai i hotelerisë, bareve, restoranteve e tregtisë me pakicë. Instituti i Statistikave ka bërë publik Registrin e Ndërmarrjeve për vitin 2014, ku bie në sy se ndërmarrjet e mëdha me më shumë se 50 punonjës zënë vetëm 1.3% të totalit, ndërkohë që 69 %, janë ndërmarrje me vetëm një të vetëpunësuar/punësuar. Ja nëntë pyetjet që sqarojnë strukturën e ndërmarrjeve në Shqipëri, sipas shpërndarjes, sektorit ekonomik, numrit të të punësuarve apo produkteve e shërbimeve që ofrojnë.