INSTAT: 91% e subjekteve
në vend me 1-4 punonjës

INSTAT: 91% e subjekteve<br />në vend me 1-4 punonjës
TIRANE- Sipas INSTAT-it, në ekonominë shqiptare mbizotërojnë absolutisht mini-ndërmarrjet, me 1-4 të punësuar. Ato përbëjnë plot 91 për qind të subjekteve të regjistruara në shtet. Për vitin 2010 burimi më i rëndësishëm për përditësimin e Regjistrit të Ndërmarrjeve është "Regjistrimi i Përgjithshëm i Njësive Ekonomike jobujqësore". Bazuar në të u krye rivlerësimi dhe përditësimi i informacionit për të gjitha ndërmarrjet.

Sipas regjistrimit, 103.038 ndërmarrje rezultojnë aktive në fund të vitit 2010; 16.469 është numri i ndërmarrjeve të reja në vitin 2010; ndërmarrjet me 1-4 të punësuar dominojnë në numër, 91 për qind; prodhuesit e shërbimeve përfaqësojnë 84 për qind të ndërmarrjeve; 925 ndërmarrje janë klasifikuar si VIP dhe femrat menaxhojnë 26.4 për qind të ndërmarrjeve. Mbizotëruese në numër janë ndërmarrjet me aktivitet tregtar dhe hotele, bar-kafe e restorant, 61 për qind. Gjysma e subjekteve të regjistruara janë përqëndruar në qarqet Tiranë e Durrës. Aktiviteti tregtar vazhdon të jetë më i preferuari në vendimmarrje për një aktivitet të ri dhe përfaqëson 44.4 për qind të ndërmarrjeve.

Mbizotërimi i prodhuesve të shërbimeve është një dukuri në të gjitha qarqet dhe luhatet nga 79 për qind, deri në 87 për qind në qarkun e Tiranës. Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve, 62 për qind, kanë vetëm të vetëpunësuar. Ndërsa ndërmarrjet e mëdha, me 50 e më shumë të punësuar, përfaqësojnë në numër më pak se 1 për qind të totalit, por kontributi i tyre në punësim në ndërmarrjet ekonomike është shumë i ndjeshëm.

Qendra studimore "Open Data Albania" u propozoi autoriteteve shtetërore që të nxitin zhvillimin e sipërmarrjeve me mbi 10 punëtorë, sepse ato janë më bizneset më jetëgjata në ekonominë shqiptare. Studiuesja Eni Didi thotë që edhe pse numri i këtyre ndërmarrjeve të vogla është shumë i madh, ato nuk kanë qëndrueshmëri në punësim, sepse kanë një cikël jetëshkurtër vetëm 2-5 vjeçar.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore