Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2017 vlerësohet me rritje prej 3,94 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2016, njotoi sot Instituti i Statistikave.
Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë dega e Ndërtimit me +1 pikë përqindje.
Degët kryesore të ekonomisë për tremujorin e parë të vitit 2017 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2016 shfaqen si më poshtë:
Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 1,14 %
Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rritje me 4,31 %. Ndikimin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë nën grupi Energji Elektrike i cili pati rritje me 10,81 % dhe Industria Përpunuese me 3,41 %. Nga ana tjetër Industria Nxjerrëse vijon ecurinë negative duke shënuar rënie me 3,93 %.
Aktiviteti i Ndërtimit pati rritje me 14,06 %, i ndikuar nga investimet publike dhe nga investimet private kryesisht të lidhura me TAP.
Grupi i aktiviteteve Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport pati një rritje prej 3,39 %, i ndikuar kryesisht nga tregtia me shumicë dhe transporti tokësor.
Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rënie prej 2,65 %.
Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 15,77 %.
Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 0,50 %.
Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 5,29 %.
Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pati rritje me 4,24 %, i ndikuar kryesisht nga shëndetësia, ndërkohë që arsimi shfaqet me rënie të lehtë.
Grupi i aktiviteteve Shërbime të tjera si Arte dhe argëtim, Aktivitete të tjera shërbimi, Aktivitete të familjes, Aktivitete të familjes për përdorim të vet, Aktivitete të organizatave ndërkombëtar, pati rënie me -0,39 %.
Taksat Neto mbi produktet patën rritje me 4,41 %.
/Shqiptarja.com

VIDEO