INSTAT: Familjet kanë ulur
konsumin e ushqimeve e alkolit

INSTAT: Familjet kanë ulur<br />konsumin e ushqimeve e alkolit
TIRANE- Shpenzimet mesatare mujore për konsum të familjeve shqiptare vlerësohet të jenë rreth 69 mijë lekë duke pasur parasysh se një NjEF (Njësitë ekonomike familjare) në Shqipëri përbëhet mesatarisht nga 3,8 persona. Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes të kryer nga INSTAT rezulton se totali i shpenzimeve mujore për konsum të NjEF për vitin 2014 është rreth 52.6 miliardë lekë në muaj. Në këtë vit, numri i NjEF në Shqipëri vlerësohet të jetë rreth 758 mijë.

Nëse konsiderojmë shpenzimet mesatare mujore për frymë në periudhën një-vjeçare të kryerjes së anketës, rezulton se një individ në Shqipëri shpenzon mesatarisht rreth 18 mijë lekë në muaj për konsum nga të cilat: 8 mijë lekë për konsum ushqimor dhe 10 mijë lekë për konsum jo-ushqimor. Krahasimi i shpenzimeve mesatare për konsum mujor në vitin 2014 dhe 2009 tregon për një ulje të buxhetit të NjEF që shkon për “Shpenzime ushqimore dhe pije jo-alkoolike” prej 5,3 përqind.

Një ulje edhe më të theksuar kanë pasur shpenzimet për “Pije alkoolike dhe duhan” me 9,9 përqind ndërsa grupi me uljen më të konsiderueshme të shpenzimeve është grupi “Restorante dhe hotele” prej 33,4 përqind.

Ushqimet e pijet
Grupi “Ushqime dhe pije jo-alkoolike” mbetet një element i rëndësishëm në buxhetin familjar duke zënë 44,3 përqind të tij. Në këtë grup mund të veçohen tre nëngrupe që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim: “mish dhe nënprodukte”, “bukë dhe drithëra”, “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” që përbëjnë secili rreth 20 përqind të buxhetit brenda grupit respektiv. Nëngrupet që vijnë më pas janë “perimet”, që zënë 14,3 përqind të grupit kryesor dhe “frutat” që zënë 7,6 përqind të tij.

Përsa i përket grupit “Pije alkoolike dhe duhan”, rezulton se shpenzimet për këtë grup përbëjnë 3,6 përqind të buxhetit, ku “duhani” zë një peshë prej 54,8 përqind brenda grupit. Po ashtu rezulton se familjet deri në 2 fëmijë konsumojnë 3 për qind të buxhetit për alkool e duhan, por familjet mbi 3 fëmijë, konsumojnë mbi 3.9 për qind të buxhetit për alkool e duhan. Grupi “Restorante dhe hotele” që përfaqëson konsumin jashtë shtëpisë përbën 3,2 përqind të buxhetit të NjEF shqiptare. Brenda grupit, përqindjet e shpenzimeve për restorante përbëjnë pjesën më të madhe 85,2 përqind ndërsa shpenzimet për hotele 14,8 përqind.

Veshjet
Në grupin “Veshje dhe këpucë”, shpenzimet për të cilin zënë 5,1 përqind të buxhetit total, “veshjet” zënë një peshë prej rreth 72,4 përqind ndërsa nëngrupi “këpucë dhe të ngjashme” 27,2 përqind. Grupi i shpenzimeve për banesën, me shpenzimet për energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, qira të paguar dhe riparime të vogla zë 10,2 përqind të totalit të buxhetit familjar. Rreth 43,6 përqind e këtyre shpenzimeve shkojnë për pagesën e energjisë elektrike dhe 27,4 përqind për përdorimin e lëndëve të tjera si gaz, naftë, dru zjarri etj.

Shpenzimet që shkojnë për nëngrupin “qira e paguar", ka një peshë prej vetëm 8,2 përqind por përqindja e NjEF që deklarojnë se paguajnë aktualisht qira për banesën e tyre është vetëm 4,1 përqind. Brenda grupit “Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtja e tyre” i cili zë rreth 5,4 përqind në strukturën e shpenzimeve mesatare mujore, peshën më të madhe e zënë artikujt shtëpiakë jo-afatgjatë, rreth 71 përqind.

Shëndeti   
Buxheti që NjEF i dedikojnë grupit “Shëndet”, i cili përfshin shpenzimet për kujdes shëndetësor, zë një peshë prej 4,8 përqind. Peshën më të madhe e zë blerja e medikamenteve me rreth 75,7 përqind. Ndër shpenzimet për arsim, të cilat zënë 4,2 përqind të buxhetit gjithsej, peshën më të madhe e zënë pagesat në lidhje me kategorinë “Master (niveli i parë dhe i dytë)” me 58,8 përqind.
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 
 
 
 
 
Metodika
Anketa, realizimi në një kampion prej 7.836 familjesh
 
Anketa e Buxhetit të Familjes është një vrojtim statistikor që kryhet pranë njësive ekonomike familjare (NjEF) dhe jep një panoramë të situatës socio-ekonomike të NjEF në Shqipëri. Rezultatet e kësaj ankete përdoren gjithashtu për përditësimin e Indeksit të Çmimeve të Konsumit dhe llogaritjen e Konsumit Final të NjEF si një agregat i rëndësishëm i PBB me metodën e shpenzimeve. Gjatë periudhës Janar 2014 - Dhjetor 2014, u krye Anketa e Buxhetit të Familjes (ABF) realizuar nga INSTAT mbi një kampion prej 7.836 Njësish Ekonomike Familjare (NjEF), e cila bën të mundur përshkrimin e shpenzimeve për konsum të NjEF me vendbanim të zakonshëm në Shqipëri.

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë