INSTAT: Inflacioni 2.7% në
korrik 2012, u rritën karburantet

INSTAT: Inflacioni 2.7% në <br />korrik 2012, u rritën karburantet
TIRANE- Çmimet e konsumit filluan të rriten sërish. Indeksi i çmimeve të konsumit, sipas Institutit Shqiptar të Statistikave arriti në 2.7% gjatë muajit korrik. Një muaj më parë, ndryshimi vjetor i çmimeve ishte 2.2%, duke u futur brenda objektivave të Bankës së Shqipërisë. Ndikimin më të madh në rritjen (vjetore) sipas INSTAT vlerësohet ta kenë dhënë çmimet e naftës dhe benzinës, të cilat ndikon në rritjen e kostove të transportit.

Sipas INSTAT-it, megjithatë, një vit më parë inflacioni ishte shumë më i lartë, 3.6 për qind në shkallë vjetore. Krahasuar me muajin e mëparshëm, indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 0.4 për qind. Brenda këtij grupi mund të përmendim uljen e çmimeve të produkteve në nëngrupet “Zarzavate” me 2.1 për qind, “peshk” me 0.9 për qind, “qumësht, djath e vezë” me 0.1 për qind etj. Indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 0.8 për qind. Indeksi i grupit “Qera, ujë lëndë djegëse dhe energji” shënoi një ulje prej 0.1 për qind.

Indeksi i grupit “Transport” ka shënuar një rritje prej 0.6 për qind. Gjatë muajit korrik çmimi i naftës shënoi një rritje prej 2.0 përqindësh dhe çmimi i benzinës një rritje prej 0.7 për qind.
(gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës