INSTAT: Inflacioni në prill mbetet
në 2.3 për qind, u rrit çmimi i naftës

INSTAT: Inflacioni në prill mbetet <br />në 2.3 për qind, u rrit çmimi i naftës
TIRANE-  INSTAT njoftoi sot se çmimet e konsumit në muajin prill shënuan një ulje prej 0.1 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm, kryesisht si rrjedhojë e ushqimeve më të lira. Megjithatë rritja e çmimeve me bazë vjetore është më e lartë krahasuar me një vit më parë, por gjithsesi duke mbetur pranë intervalit minimal të objektivit të Bankës së Shqipërisë, prej 2-4%.

Sipas INSTAT-it, ndryshimi vjetor i indeksit në muajin prill (prill 2013/prill 2012) është 2.3 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.6 përqind. Krahasuar me muajin e mëparshëm indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 0.4 përqind. Ulja më e madhe prej 2.4 përqind vërehet në nëngrupin ”zarzavate përfshirë patatet”. Ulje çmimesh vërehen edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të përmendim uljet në nëngrupin ”qumësht, djath e vezë” me 0.3 përqind, ”vajra dhe yndyrna” me 0.3 përqind, ”sheqer e ëmbëlsira” me 0.1 përqind, etj. Në disa nëngrupe të tjera të këtij grupi çmimet shënuan rritje ku mund të përmendim rritjet në nëngrupet ”fruta” me 1.7 përqind, ”kafe, çaj e kakao” me 0.4 përqind, etj.

Indeksi i grupit ”Pije alkolike dhe duhan” ka shënuar një ulje 0.1 përqind, ulje kjo që ka ardhur si rezultat i uljes së çmimit të pijeve alkolike me 0.3 përqind. Indeksi i grupit ”Veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 0.1 përqind. Indeksi i grupit ”Transporti” ka shënuar një rritje prej 0.4 përqind. Brenda këtij grupi çmimi i naftës shënoi një rritje prej 0.5 përqind dhe çmimi i benzinës një rritje prej 0.1 përqind. Indeksi i grupit ”Hotele, kafene dhe restorante” ka shënuar një rritje prej 0.1 përqind, rritje kjo që ka ardhur si rezultat i rritjes së çmimeve në nëngrupin ”shërbime akomodimi dhe ”kafe – restorante” me 0.1 përqind.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb