INSTAT, konsumi
ka rënë me 5.6 për qind

INSTAT, konsumi<br />ka rënë me 5.6 për qind
INSTAT-i dje nuk ka mundur të fshehë faktin se konsumi vazhdon të shënojë shifra negative. Me një vonesë të theksuar, janë publikuar shifra të tregtisë me pakicë në tremujorin e tretë të vitit 2011.

Sips tyre, konsumi i shqiptarëve në këtë periudhë është 5.6 për qind më i ulët se në të njejtën periudhë të vitit 2010. Ushqimet, pijet dhe duhani, të blera në njësi të specializuara kanë shënuar një rënie në masën 20.8 për qind, blerjet për pajisje shtëpijake janë ulur 5.6%, me 8.5% janë ulur blerjet e artikujve joushqimorë, etj.

Në të njejtën kohë, duhet vënë në dukje se çmimet gjatë vitit të kaluar janë rritur mesatarisht 3.3 për qind, pra rënia e konsumit është edhe më e madhe se kaq sa raportohet. Vetëm konsumi i karburanteve në vlerë rezulton i rritur me 18 për qind.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024