INSTAT: Në shtator defiçiti tregtar
u ul me 5 % krahasuar me gushtin

INSTAT: Në shtator defiçiti tregtar<br />u ul me 5 % krahasuar me gushtin
TIRANË - Në muajin shtator 2015 eksportet e mallrave arritën vlerën 20 miliardë lekë, duke u ulur me 4,4 % në krahasim me shtatorin 2014 dhe duke u rritur me 32,6 % në krahasim me gusht 2015. Importet e mallrave në muajin shtator 2015 arritën vlerën 44 miliardë lekë, duke u ulur me 7,4 % në krahasim me shtatorin 2014 dhe duke u rritur me 9,4 % në krahasim me gushtin 2015. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 24 miliardë lekë, duke u ulur me 9,9 % krahasuar me shtatorin 2014 dhe 5,0 % në krahasim me gushtin 2015.

Në uljen vjetore të eksporteve prej 4,4 % këtë muaj negativisht kanë kontribuar kryesisht grupet “materiale ndërtimi dhe metale” me -4,0 pikë përqindje, “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,0 pikë përqindje, “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -0,9 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “tekstile dhe këpucë” me +1,9 pikë përqindje, “produkte kimike dhe plastike” me +0,5 pikë përqindje, “ushqime, pije, duhan” me +0,4 pikë përqindje.

Në uljen vjetore të importeve prej 7,4 % këtë muaj negativisht kanë kontribuar kryesisht grupet “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -6,5 pikë përqindje, “materiale ndërtimi dhe metale” me -1,8 pikë përqindje, “ushqime, pije, duhan” me -0,8 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht kanë kontribuar grupet “tekstile dhe këpucë” me +0,6 pikë përqindje, “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,5 pikë përqindje,“lëkurë dhe artikuj prej tyre” me +0,4 pikë përqindje.

Në muajin shtator 2015, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me shtatorin 2014 janë Italia me 4,0 %, Kosova me 0,3 % dhe Malta me 20,0 %. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Spanja me 28,0 %, Greqia me 11,4 % dhe Maqedonia me 7,8 %.
Në muajin shtator 2015, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me shtator 2014 janë Turqia me 16,1 %, Kina me 3,1 % dhe Gjermania me 1,6 %. Ndërsa vendet me të
cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë Italia me 13,5 %, Greqia me 22,6 % dhe Serbia me 28,7 %.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 65,7 % të gjithë tregtisë. Në shtator 2015, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 81,2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 58,5 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (37,0 %), Kina (6,6 %), Turqia (6,5 %) dhe Greqia (6,1 %). /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

A ka ndikim menopazua në shëndetin e gruas? Ndiqni sot Klinika 24 në Report Tv

A ka ndikim menopazua në shëndetin e gruas? Ndiqni sot Klinika 24 në Report Tv