INSTAT në varësi të Berishës
Të djathtët miratojnë ligjin

INSTAT në varësi të Berishës<br />Të djathtët miratojnë ligjin
TIRANË – Komisioni kuvendor i ekonomisë mes debatesh ka miratuar vendimin e qeverisë për kalimin e Institutit të Statistikave në varësi të Këshillit të Ministrave. Opozita ka kundërshtuar ligjin, pasi sipas saj nuk mundet që statistikat të kontrollohen nga kryeministri Berisha. Deputetja Mimi Kodheli, në emër të së majtës deklaroi se kur socialistët të vijnë në pushtet, ligji për statistikat dhe prokurimin do të ndryshojë sërish.
“Ne do ta kalojmë INTSTA në varësi të Kuvendit”, tha Kodheli. Sipas opozitës ligji duhet të rishikohet pasi nuk garanton pavarësi dhe transparencë për publikimin e të dhënave. Por, demokrati Selami Xhepa deklaroi se opozita nuk bën gjë tjetër vecsë paragjykon punën e INSTAT.

Pas disa debatesh të ligji është miratuar vetëm me votat e së djathtës.

(aq/shqiptarja.com)






  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve