INSTAT: Në janar inflacioni 1.7 %
çmimi i naftës u rrit me 4 për qind

INSTAT: Në janar inflacioni 1.7 %<br />çmimi i naftës u rrit me 4 për qind
TIRANE - Çmimi i naftës pas hyrjes në fuqi të taksës së re mbi karbonin u rrit menjëherë me 3,9 % për gazoilin dhe 3,5 % për benzinin gjatë muajit janar, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar. Këtë e bën të ditur Instituti i Statistikave, i cili paraqiti nivelin e inflacionit për muajin e kaluar.
 
Pavarësisht hyrjes në fuqi të taksave të reja mbi konsumin në janar, si ajo mbi karburantet dhe cigaret, rritja e çmimeve në muajin e parë të vitit ka qenë e moderuar, si pasojë e konsumit të ulët. Kjo ka bërë që inflacioni të mbetet nën objektivin minimal të Bankës së Shqipërisë, prej 2-4%.

Sipas INSTAT, në muajin Janar 2014 inflacioni në bazë vjetore ishte 1,7 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,7 %. Krahasuar me muajin Janar të vitit 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “pije alkoolike dhe duhan” me 7,3 % pasuar nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,0 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 1,8 % etj.
 
Ndërsa ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin “komunikimi” me 2,8 % pasuar nga grupi “veshje dhe këpucë” me 2,7 %, “shëndeti” me 1,3 % etj.  
 
Rritja vjetore në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,04 pikë përqind. Në këtë grup çmimet e frutave janë rritur me 17,5 % dhe çmimet e zarzavateve me 12,7 %. Rritja e çmimeve të grupit ”Pije alkoolike dhe duhan” ka kontribuar me 0,3 pikë përqind në ndryshimin vjetor.
 
Krahasuar me një vit më parë çmimi i duhanit u rrit me 12,7 %. Çmimet e grupit ”Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar gjithashtu me 0,3 pikë përqind. Në këtë grup çmimet e materialeve për mirëmbajtjen e shtëpisë u rritën me 2,6 % dhe çmimi i lëndëve djegëse me 0,5 %.
 
Në Janar 2014 ndryshimi mujor i çmimeve, krahasuar me dhjetorin, është 0,8 %. Rritja mujore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi ”Ushqime dhe pije joalkoolike me 0,6 pikë përqind.
 
Çmimet e zarzavateve u rritën me 6,6 %, frutave me 3,7 %, vezëve me 1,5 % etj. Çmimet e larta të grupit “Pije alkoolike dhe duhan ” ndikuan me 0,1 pikë përqind në ndryshimin mujor. Në këtë grup çmimi i duhanit u rrit me 4,6 %.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb