INSTAT: PBB në tremujorin e
parë ka pësuar rritje me 2.82%

INSTAT: PBB në tremujorin e<br />parë ka pësuar rritje me 2.82%
TIRANE- Në tremujorin e parë 2015 ekonomia është rritur me 2,8% krahasuar me të mëparshmin. E dhëna vjen përmes raportit të Institutit të Statistikave, i cili për herë të parë llogarit treguesin e Produktit të Brendshëm Bruto në bazë tremujore, ku matja është bërë si nga metoda e prodhimit dhe nga ajo e konsumit. “Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2015 vlerësohet me rritje prej 2,82 % kundrejt tremujorit të parë të vitit 2014”, thekson INSTAT në raportin zyrtar për rritjen ekonomike të publikuar dje.

Sektorët
Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si Industria, Energjia dhe Uji me 0,96 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me pikë 0,39 pikë përqindje, Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me 0,39 pikë përqindje, Aktivitetet financiare dhe të Sigurimit me 0,35 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me 0,31 pikë përqindje, Ndërtimi me 0,25 pikë përqindje, Tregti, Hotele dhe Restorante dhe Transporti me 0,18 pikë përqindje, Pasuritë e paluajtshme me 0,08 pikë përqindje. Degët që kanë kontribuar negativisht janë dhe Informacioni dhe Komunikacioni me -0,07 pikë përqindje dhe Shërbimet e tjera me -0,11 pikë përqindje. “Taksat dhe Subvencionet mbi produktet kontribuan respektivisht, me 0,01 pikë përqindje dhe 0,08 pikë përqindje” thekson INSTAT.

Tremujorët
Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 0,32 %. Aktiviteti Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit në tremujorin e parë të vitit 2015 krahasuar me tremujorin paraardhës u rrit me 1,49 %. Grupi i Industrisë, Energjisë dhe Ujit u rrit me 3,3 4% në tremujorin e parë të vitit 2015 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014. Aktiviteti i Ndërtimit në tremujorin e parë të vitit 2015 shënoi rënie me 4,73 % krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014. Grupimi Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport pati një rritje prej 0,12 % në tremujorin e parë të vitit 2015 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014.

Dega Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me një rënie prej 0,07 % në tremujorin e parë të vitit 2015 në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2014. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit në tremujorin e parë të vitit 2015 pati një rritje prej 6,70 % krahasuar me tremujorin paraardhës. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme në tremujorin e parë të vitit 2015 pati një rritje prej 0,20 % krahasuar me tremujorin paraardhës. Grupimi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 3,90 % në tremujorin e parë të vitit 2015 në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2014. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Lufta Izrael-Hamas/ Media: 3 të vdekur dhe 12 të plagosur në sulmin izraelit në Beit Lahia

Lufta Izrael-Hamas/ Media: 3 të vdekur dhe 12 të plagosur në sulmin izraelit në Beit Lahia