INSTAT për 5 mujorin: Tregtia me Italinë, bien importet rriten eksportet

TIRANE 2 Korrik/ATSH/- Importet e mallrave nga Italia në Shqipëri, gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2014 arritën në rreth 59,697 milionë lekë, kur në të njëjtën periudhë të një viti më parë u importuan 66,439 milionë lekë. Por ndryshe nga importet, eksportet nga Italia për këtë periudhë kanë shënuar rritje.
Nga të dhënat e INSTAT-it rezulton se Italia vazhdon të mbetet partneri kryesor tregtar i vendit.
Sipas INSTAT-it, me Italinë, shkëmbimet tregtare zënë 34.1 për qind të totalit. Në vlerën e lartë të mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave 'tekstile dhe këpucë," në vlerën 14,512 milionë lekë, e pasuar nga grupi makineritë dhe pajisje dhe pjesë këmbimi për industritë e reja dhe për rinovimin e atyre ekzistuese nga sipërmarrësit privatë shqiptarë, por dhe italianë që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri.
Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 10, 462 milionë lekëve, duke treguar interesin e lartë në rritje të biznesit për futjen në përdorim të makinerive cilësore, kryesisht për sektorët e industrisë tekstile, të materialeve të ndërtimit si dhe të prodhimit të produkteve agroindustriale. Ndërkohë eksportet shqiptare drejt Italisë, llogariten në vlerën e 59,238 milionë lekëve.
Në të njëjtën periudhë të një viti më parë eksportet nga Italia llogariteshin 46,741 milionë lekë Në vlerën e mallrave të eksportuar drejt shtetit fqinj, vendin kryesor e zë grupi "tekstile dhe këpucë". Eksporti i kësaj kategorie arriti për 5-mujorin arriti vlerën e mbi 30, 287 milionë lekëve./a.gjonaj/./a.g/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën