INSTAT: Popullsia e Shqipërisë më
1 janar 2015 është 2.8 milion banorë
Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2015 arriti në 2.893.005 banorë duke pësuar një rënie me 2.942 banorë, krahasuar me atë të 1 janarit 2014. Sipas statistikave zyrtare të INSTAT-it, nga kjo popullsi, 1.462.005 janë meshkuj dhe 1.431.000 janë femra.
TIRANE - Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2015 arriti në 2.893.005 banorë duke pësuar një rënie me 2.942 banorë, krahasuar me atë të 1 janarit 2014. Sipas statistikave zyrtare të INSTAT-it, nga kjo popullsi, 1.462.005 janë meshkuj dhe 1.431.000 janë femra.
Raporti gjinor i popullsisë së Shqipërisë është 102,1 meshkuj për çdo 100 femra. Mosha medianë e popullsisë së Shqipërisë në 1 janar 2015 është 35 vjeç. Gjatë vitit 2014 numri i lindjeve në Shqipëri ka qenë 35.760, nga të cilët 18.683 ishin meshkuj dhe 17.077 ishin femra.
Raporti gjinor në lindje për vitin 2014 ishte 109,4 meshkuj për çdo 100 femra. Shtesa natyrore për vitin e kaluar ka qenë 15.104 persona. Sipas INSTAT-it, në vitin 2014, u vlerësua të jenë larguar nga vendi 46.413 persona ku 52 % e zinin meshkujt. Në të njëjtin vit numri i imigrantëve në Shqipëri u vlerësua të jetë 28.486 persona. Qarku me popullsinë më të lartë në Shqipëri mbetet Tirana me 800.986 banorë, e ndjekur nga Fieri me 315.012 dhe Elbasani me 301.397 banorë.
Qarqet me popullsinë më të ulët në vend janë Gjirokastra, Kukësi dhe Dibra, respektivisht me nga 72.202, 85.461, 136.476 banorë. Nga të gjitha qarqet vetëm Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë njohur rritje të popullsisë, ndërsa popullsia e të gjitha qarqeve të tjera ka pësuar rënie. Qarku me rritjen më të madhe të popullsisë është Tirana me një rritje vjetore prej 1,61 %, ndërsa qarku me rënien më të lartë të popullsisë është Gjirokastra me një rënie vjetore prej 1,84 %. Qarku me raportin gjinor më të lartë është Dibra me 106,6 meshkuj për 100 femra, ndërkohë që në qarkun e Tiranës ky raport është më i ulëti me 99,3 meshkuj për 100 femra.
Marrë nga "ATSH"
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
68.4%
-
Jo
28.8%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 986
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alarmoi RENEA-n, ja çfarë u gjet në apartamentin e katit të 8-të tek Astiri (VIDEO)
10 Janar, 14:39
-
Zjarret në Los Anxhelos, Dua Lipa largohet nga vendi
10 Janar, 14:35
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22
-
Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Mbështesim më shumë artin dhe kulturën
10 Janar, 14:19
-
VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi
10 Janar, 14:04
-
Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2023! Romani më i mirë “Fati i marrë” i Besnik Mustafajt! Çmimin për librin studimor e mori Pëllumb Xhufi! Çmime edhe për poezinë, tregimin dhe përkthimin
10 Janar, 14:01
-
'Do e shikojmë kur të dal nga burgu' Leonard Luzi kërcënon në gjyq të penduarin Amarildo Nikolli! Tregoi planin për vrasjen e Inez Hajrullës
10 Janar, 13:59
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Do vrisnin Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, GJKKO dënon me 22 vite burg Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! I pandehuri kërcënon prokuroren e SPAK
10 Janar, 13:45
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren
10 Janar, 13:34
-
SPAK nxjerr blof Berishën, asnjë dosje për deputetin Pandeli Majko në Prokurorinë e Posaçme
10 Janar, 13:26