INSTAT: Rriten çmimet për muajin
Korrik, krahasuar me Qershorin
PDF-Indeksi i çmimeve Korrik 2015

INSTAT: Rriten çmimet për muajin<br />Korrik, krahasuar me Qershorin<br />PDF-Indeksi i çmimeve Korrik 2015
TIRANË - Çmimet e ushqimeve kanë shënuar rritje në Korrik krahasuar me ato të njw muaji më parë. Përfundimi ka dalë nga INSTAT në raportin mujor të indeksit të cmimeve të konsumit për muajin korrik.
 
Krahasuar me një vit më parë ato kanë shënuar ulje me 1.3 përqind, por ka rritje krahasuar me muajin qershor.
 
Grupet e produkteve që kanë shënuar më shumë rritje, janë ato të ushqimeve të konsumit, fruta perimeve, pijeve alkolike dhe duhanit. Për të vijuar me shendetësinë, transportin dhe karburantët. Por krahasuar me vitin e kaluar në të njëjtën perudhë shifra ishte 1, 8 %, këtë vit është 1,3 %, një ulje me 0,5 % .
 
Por ajo që bie në sy është rritja e cmimeve sidomos gjatë muajit korrik, cfarë ka sjellë më shum ë shpenzime për familjet shqiptare. Krahasuar me muajin qershor ka një rritje të lehtë të cmimeve, të ushqimeve, si zarzavatet dhe frutat, ndërsa të bulmetet kanë shënuar ulje me 3,4 %.
 
Rritje ka shënuar edhe cmimi i naftës me 0,7 % dhe benzinës me 0,9 %. Ndikimin kryesor e ka shënuar shërbimi arsimor me 10,1 % dhe grupi i pijeve alkolike dhe duhanit me 6,6 %.
 
“Komunikimi” gjithashtu ka rregjistruar një rritje me vlerën e 1,7 %. Rritjen më të madhe e shënon sektori i transportit dhe shendetësisë me një shifër prej 0,4 % më shumë se muaji qershor. Kjo e lidhur edhe me rritje e lehtë të cmimit të karburanteve.

“Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2015, arriti 117,3 % kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 2007=100).
Në muajin Korrik 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,3 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,8 %. Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore në muajin Korrik 2015 është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,93 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,24 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me -0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Transporti” kanë kontribuar me nga -0.05 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Mallra e shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me nga -0.03 pikë përqindje secili.
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Korrik 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 10,1 %, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 6,6 %, grupi “Komunikimi” me 1,7 %, etj.
Çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 2,4 %. Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 10,8 %, pasuar nga nëngrupi “zarzavate përfshirë patatet” me 9,4 %, “peshk” me 1,7 %, “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 1,0 %, etj.
Çmimet e nëngrupit “qumësht, djath e vezë” u ulën me 3,4 % pasuar nga nëngrupi “kafe, çaj e kakao” me 0,7 %, nëngrupi “vajra dhe yndyrna” me 0,5 %, etj. Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Veshje dhe këpucë me 1,0 %, pasuar nga grupi “Transporti” me 0,9 %, grupi “Shëndeti” me 0,8 % etj.
Ndryshimi mujor i indeksit është -0,7 %. Krahasuar me muajin Qershor 2015, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkolike” me 1,5 %.
Rritja më e madhe mujore vërehet në grupin “Transporti” dhe “Shëndeti” me 0,4 %.
Krahasuar me një muaj më parë çmimi i eurodiezelit u rrit me 0,7 % dhe çmimi i benzinës u rrit me 0,9 %”
, - thuhet në raportin e INSTAT.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)