Në vitin 2011, përqindja e familjeve që zotërojnë një televizor është rritur me 8%, e familjeve që zotërojnë një frigorifer 50% dhe e familjeve që kanë makinë larëse 4,4 herë, krahasuar me vitin 2001. Në zonat urbane, në vitin 2011, pothuaj të gjithë zotërojnë pajisje të tilla afatgjata. Përqindja e atyre që zotërojnë makina në zonat rurale në 2011 e ka kaluar nivelin e zonave urbane të vitit 2001. Ndërkohë, numri i familjeve që kanë kompjuter është më i lartë në zonat urbane; megjithatë përqindja e familjeve që zotërojnë një kompjuter në zonat rurale në 2011 është rritur me 26%, krahasuar me 2001.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)









