Instat: Tetor 2012, inflacioni
në kuotën 2.4 për qind
INSTAT publikon shifrat. Indeksi i grupit ”Shërbimi arsimor” shënoi një rritje prej 1.9 përqind si rezultat i rritjes së tarifave në universitete prej 4.0 përqind
TIRANE- Çmimet e konsumit në muajin tetor shënuan një rritje prej 0.2 përqindësh krahasuar me një muaj më parë, njoftoi Instituti i Statistikave. Sipas INSTAT-it, krahasuar me një vit më parë në të njejtin muaj, rritja e indeksit të përgjithshëm të çmimeve të “shportës” është në masën 2.4 për qind, pra Brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë, që parashikon një infpacion optima midis 2 dhe 4 përqindëshit. Një vit më pare, në tetor inflacioni në shkallë vjetore ishte 3.0 për qind.
Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” shënoi një rritje mujore prej 0.2 përqindësh. Këtu mund të përmendet rritja në nëngrupin “mish” me 1.3 për qind dhe ”qumësht, djathë e vezë” me 0.6 për qind. Indeksi i grupit ”Pije alkoolike dhe duhan” ka shënuar një rritje prej 1.5 për qind, rritje kjo që ka ardhur si rezultat i rritjes së çmimit të duhanit me 1.5 për qind dhe çmimit të pijeve alkoolike me 1.4 për qind.
Indeksi i grupit ”Veshje dhe këpucë” ka shënuar një rritje prej 0.5 përqindësh, ndërsa grupi ”Transporti” ka shënuar një ulje çmimesh në masën 0.1 për qind. Gjatë muajit tetor çmimi i naftës (gazolit) shënoi një ulje prej 1.0 përqindësh dhe çmimi i benzinës një ulje në masën 0.5 për qind.
Indeksi i grupit ”Komunikimi” shënoi një ulje prej 0.2 për qind, ku mund të veçohet ulja e tarifave te shërbimit te internetit nëpërmjet telefonise fikse në masën 1.4 për qind ndaj shtatorit.
Indeksi i grupit ”Shërbimi arsimor” ka shënuar një rritje prej 1.9 përqindësh, rritje kjo si rezultat i rritjes së ndjeshme të tarifave për studentët në universitete, prej 4.0 përqindësh.
(gk/sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Turqia mohon dërgimin e naftës në Izrael
11 Nëntor, 15:09
-
Kush po e ndot Gjanicën me naftë? Agjencia e Mjedisit monitoron shkarkimet e ‘Albpetrol’ dhe dy kompanive të tjera! Golemi: Shkak industria e vjetëruar
7 Nëntor, 13:28
-
U godit nga Houthi më 21 Gusht, cisterna greke me 150 mijë tonë naftë po rrezikon katastrofën më të madhe ekologjike! BE dhe SHBA në alarm
29 Gusht, 08:26
-
Çmimet e naftës ulen dhe me 5 lekë për litër
12 Gusht, 15:51
-
Zhvlerësimi i valutave dhe luhatja në tregjet ndërkombëtare, bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës! Nuk ndryshon gazi
6 Maj, 16:15
-
Çmimi i naftës më i ulti në 7 javë, shtohen rezervat amerikane
1 Maj, 19:11
-
Sulmi me raketa i Iranit ndaj Izraelit, rriti çmimin e naftës
15 Prill, 15:37
-
Ministria e Energjisë: Kompania Shell nuk është tërhequr nga kërkimet për naftë në Shpirag
15 Prill, 14:08
-
Skema kombëtare 2024, fermerët e Lushnjes dynden pranë drejtorisë rajonale, nisin të aplikojnë për të marrë naftën pa taksa
27 Mars, 17:16
-
Rusia tejkalon Arabinë Saudite për furnizim të Kinës me naftë
21 Janar, 17:49
-
VIDEO/ Rrëzohet një dron ukrainas, përfshihet nga flakët depoja e naftës ruse
19 Janar, 10:50
-
Mes shqetësimeve për sulmin e anijeve tregtare në Detin e Kuq, çmimi i naftës bie me 2%
28 Dhjetor 2023, 21:00