INSTAT: Tkurren me 7.4% lindjet në tremujorin e tretë të 2023! Më pak lindshmëri në Kukës e Dibër

Numri i lindjeve vijon të tkurret ndjeshëm në vendin tonë, ku sipas të dhënave  zyrtare të INSTAT për tremujorin e tretë 2023 janë regjistruar 6.070 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.

Rënien më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të tretë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022 e ka qarku i Kukësit me 30,8 % më pak. Ndërkohë qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.233 lindje.

Sa i takon vdekshmërisë në vend në tremujorin e tretë 2023, njëmbëdhjetë qarqe të vendit Gjirokastra, Kukësi, Berati, Dibra, Vlora  Lezha ,Korça, Shkodra, Elbasani, Fieri e  Durrësi shënuan ulje të numrit të vdekjeve, ndërsa qarku i Tiranës shënoi rritje me 1.320 vdekje, në krahasim me tremujorin e tretë 2022.

Qarku me numrin të ulët të vdekjeve është Kukësi me 120 vdekje.

Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të tretë 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 e zë qarku i Gjirokastrës me rënie prej 22,0 %.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano