Instikti, arma e fortë e Dashit/ Ja c'thonë yjet për muajin mars sipas astrologes Meri Gjini

E ftuar në studion e emisionit "Rreze Dielli" në Report Tv, astrologia Meri Gjini, tregon se çfarë thonë yjet për muajin mars , si dhe karakteristikat për të gjitha shenjat.

Dashi

Për muajin mars, duket se janë pak të tërhequr nga humori, në kuptimin që duhet të mendohen përpara se sa të veprojnë ose kanë një formë serioziteti më të theksuar se zakonisht. Instikti, pavarësisht se janë shumë spontanë, është arma e tyre më e fortë për muajin mars. Si shije , produktiviteti është një muaj shumë i mirë, përhapjet e tyre do të kenë mundësi të japin edhe dritë, dhe diell dhe imagjinatë. Të vetmen gjë që do të kenë parasysh këtë periudhë dhe sidomos nga data 6 deri në datën 20, do të duhet të jenë pak të kujdesshëm për të zgjedhur njerëzit që do komunikojnë.

Demi

Demat presin Uranin tek vetja , gjë që do të thotë strukturim apo ndryshime të pjesës së ekonomisë dhe do të kenë mundësi që të strukturojnë ndryshe, pjesën e punës së vet. Kjo në të mirë të ekonomisë . duket se marrja e një vendimi do të shënjojë muajin mars. Për demat do duket se është një muaj i pafund. Për sa i përket çështjes së fizikut, atyre sociale, nevojave për argëtim është mjaftueshëm mirë. Ata që nuk janë në një lidhje pikëpyetja se cfarë po ndodh me ta mund ti mundojë pak, sidomos në mesin e muajit.

Binjakët

Mërkuri në të kundërt tek peshqit, sjell vështirësi për tu marrë vesh apo për tu kuptuar, apo zhgënjime nga njerëz me të cilët do të komunikoni.  Duket sikur dikush në ambientet ku punoni do t'ju imponojë mendimet e veta, idetë dhe qëllimet e veta, gjë që do tju bëjë të nervozoheni apo të mos ndiheni rehat. Duhet të jenë të kujdeshëm në lëvizjet e tyre sepse ka tendenca për viroza apo aksidente të vogla. Me pjesën e punës, degëzimi është në anën tuaj, për sa i përket shtimit të lekëve dhe fatin do ta keni aty, nuk do t'ju lëshojë në asnjë moment.

Gaforrja

Mërkuri në të kundërt tek peshqit do të krijojë ndjesinë sikur çdo lloj fjale të përdorim apo çdo lloj mënyre komunikimi, duket sikur nuk janë bindës. Kjo është vështirësia e parë. Duket sikur nuk kanë në kontroll partnerin, partneren apo njerëzi që i rrethojnë në ambientin shumë të ngushtë dhe kjo mund të sjellë pak nervozizëm. Është e sigurt që kalimi i Uranit tek demat do të hapë një perspektivë ndryshe duke sjellë zgjdhje të mëdha dhe solide. Ndërkohë do të jetë më e qëndrueshme pjesa e fizikut të tyre.

Luani

Nëse kanë për të firmosur diçka do të duhet ta mendojnë mirë dhe të jenë të vëmendshëm në çfarë duhet të firmosin. Bisedat që nuk duhet të marrin pjesë janë bisedat e pronësive apo biseda për të bindur apo qartësuar mungesën e sinqeritetit të dikujt në ambientet e tyre profesionale. Në ambientet personale, pavarësisht energjisë së theksuar, do ti bëjë të shkëlqejnë, të ndihen mirë me atë që duken, por pak indiferentë dhe me egoizëm të theksuar në lidhje me njerëzit që ata i duan dhe ndihen mirë.

Virgjëresha

I paqëndrueshëm pak humori i tyre, apo shija e perceptimeve të çfarëdolloj gjëje që ndodh apo kanë rreth e qark. Praktikisht Virgjëresha ka një muaj që në veprimtarinë e vet do të japë më të mirën në krahasim me të tjerët. Urani tek demat i ndihmon shumë të paktën për të menaxhuar ankthin, ndërsa humorin vështirë se e kontrollojnë.

Peshorja

Duhet të kenë situatën ekonomike në dorë , ndoshta për diçka që kanë në dorë për të investuar, ndoshta kanë në plan për të blerë diçka, por gjithsesi leku është kryefjala. Janë më mirë në pjesën e fizikut nga të tjerët , por edhe nga dimri. Gjithashtu janë më të privilegjuar nëse duan të strukturojnë lo lëvizje, por zgjidhje të problemeve të mbartura, sepse nga 2018-ta pjesa më e madhe e peshores ka të akumuluara problematika të stërgjatura. Do të sihte mirë që në datën 6 të vendosnin në axhendë që deri në datën 26 të kenë zgjidhje të rëndësishme apo rezultate.

Akrepi

Janë të privilegjuar përsa i përket çështjeve praktike të tyre. Kanë ndihmesa të fatit dhe kanë një lirshmëri në të përditshmen e tyre. Venusi tek ujorët i ndihmon shumë që të kenë zgjidhje të problematikave që mund të kenë pasur në familjet e tyre. Duket sikur ngadalë e përditshmja e tyre merr ngjyra më të lehta, më të thjeshta dhe duke u sheshuar çdo lloj konflikti apo problematike në familjet e tyre. Edhe akrepat duhet të kujdesen për fizikun e tyre, që nga metabolizmi, mënyra e të ushqyerit, një dietë, apo qoftë edhe për gjëra më serioze.

Shigjetari

Kanë plane dhe kanë pritshmëri shumë të mëdha dhe i kanë në momente të caktuara. Mosrealizimi i pritshmërive të tyre në kohë sjell pak nervozizëm. Është e vetmja vështirësi. Duhet të kontrolllojnë nervizizmin se mund të prishin atmosferën në ambientet e tyre familjare. Ndërkohë që nevoja për argëtim do të jetë shumë e theksuar, kështu që do të duhet të ruajnë trupin e tyre si sytë e ballit sepse mund ta ekzagjërojnë. 

Bricjapi

Kanë kaluar problematika të ndryshme në bazë të 10 ditëshave me familjen, me sëmundje, me ikje të mëdha, por që tani janë duke u larguar dhe janë në periudhë strukturimi të çështjeve të punës. Kanë nisur planet e tyre, obligimet, që në fillim të vitit. Problematika e vetme e muajit është mungesa e kohës dhe dilemma karrierë-punë-familje. Kjo gjë mund të shkaktojë tone të larta në familje.

Ujori

Kanë Venusin me vete dhe më në fund mund të themi që të shijojnë jetën e tyre personale, të kthehen në shtëpinë e shpirtit të tyre, në ngrohtësinë e tyre. Të kthehn tek pjesa e argëtimit dhe të mos e vrasin shumë mendjen tek pjesa e bështirësive ekonomike, sepse kanë 2 muaj që janë një hap para, dy hapa mbrapa për shkak të çështjeve ekonomike apo të profesionit. Disa nga ujorët do të kenë super propozim përsa i përket çështjes së punës së tyre.

Peshqit

Kanë shumë ndihmesa që janë për ti ndihmuar në problematikat e tyre. Ajo që duhet të bëjnë është që të kontrollojnë entuaziazmin apo utopinë sepse mund ti shtyjnë që të bëjnë gabime. Do duhet të kenë parasysh se ku duhet të besojnë, të mos harxhojnë më shumë se çu mban xhepi dhe të shijojnë kreativitetin e tyre apo edhe humorin, por pa marrë risqe të pabalancuar apo jo të kontrolluara.

Astrologia Meri Gjini në studion e "Rreze Dielli'

b.ha.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës