Institucionet e reja të Drejtësisë
thirret mbledhja e parë e KED-it

Anëtari i Gjykatës së Lartë Artan Broci njëherazi kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi thërret mbledhjen e parë të KED në datën 19 mars ora 10:00.

Sipas një njoftimi publik shpërndarë nga Gjykata e Lartë sqarohet se z.Broci ka njoftuar për këtë mbledhje dhe anëtarët e tjerë përfshirë dhe Avokatin e Popullit pjesëmarrja e të cilit është e domosdoshme.

njoftimi
(Njoftimi i Gjykatës së Lartë për mbledhjen e KED)

Broci është zgjedhur si anëtar i KED-s më datë 1 Mars 2018 dhe me këtë përzgjedhje ai është njohur me shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.

Mbledhja e parë e KED do të zhvillohet pranë Gjykatës së Lartë ndërsa pritet që në këtë mbledhje të shqyrtohet dhe lista e presidentit më 19 kandidatë për garën e përzgjedhjes për t'u bërë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa më herët, anëtarë të komisionit të ligjeve nga Partia Socialiste kanë deklaruar se KED s'mund të mblidhet pasi anëtarët e saj nuk kanë kaluar Vettingun.

l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove