INSTITUCIONI I PRESIDENTIT

Bazuar në ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 "Statusi i Nëpunësit Civil", Sektori i Burimeve Njerëzore në Institucionin e Presidentit të Republikës, shpall konkurimin për:
1 (një) vend të lirë, në pozicionin: Përgjegjës i Sektorit të Teknologjisë së Informacionit në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse.
1 (një) vend të lirë, në pozicionin: Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve Teknike në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse.
1 (një) vend të lirë, në pozicionin: Specialist për marrëdhëniet me Parlamentin në Drejtorinë Juridike dhe Koordinimit.
Kandidatet duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 "Statusi i Nënpunësit Civil".
Pagat e pozicioneve, janë në nivelin e pagave në shërbimin civil

DOKUMENTACIONI: Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës, 09.04.2012, në Sektorin e Burimeve Njerezore të Institucionit të Presidentit këto dokumenta: Kërkesë me shkrim për aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe listën e notave, të Librezës së punës, çertifikatave të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit, vërtetimin e gjendjes gjyqësore, të paktën një letër rekomandimi pune, një numër telefoni për kontakt dhe adresën e plotë të vendqëndrimit. Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit. (Aplikimi pranohet vetëm nëse dërgohet zyrtarisht nëpërmjet shërbimit postar).

KONKURIMI: është i hapur për nëpunësit civil të së njëjtës klasë me procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurimi zhvillohet me kanditatët jashtë Administratës Publike, sipas procedurave të shërbimit civil. Pas verifikimit paraprak, më datë 13.04.2012 në selinë e Presidencës do të shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin dhe data kur do të zhvillohet konkurimi.

Kritere të veçanta për kandidatët

Për pozicionin: Përgjegjës i Sektorit të Teknologjisë së Informacionit
Të ketë mbaruar arsimin e Lartë, në degët inxhinierisë elektronike ose informatikë.
(Niveli minimal DND /DIND ose të barazvlefshme).
Kualifikimet pasuniversitare niveli postmaster përbëjnë avantazh.
Nota mesatare mbi 8.5 përbën avantazh.
Të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune, ne fushën e teknologjisë, në Administratën Publike.
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Njohja e një gjuhe tjetër të BE përbën avantazh.
Të ketë njohuri shume te mira mbi serverat e konfigurimet e tyre dhe pajisjet CISCO
Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese

Konkurimi do të bazohet, në njohuritë në fushën përkatëse, njohuritë mbi rrjetet dhe mirëmbajtjen e tyre, Operating Software: Microsoft Windows 2000/XP, Microsoft Windows 2003 Server, Microsoft Office 2000/XP/2003 Professional, Networks: TCP/IP, CISCO Router, Switch, Firewall etj; Sistemet telefonike Tl/El,ISDN,VoIP; Sistemet e Sigurisë dhe mbrojtjes kundër zjarrit;Sistemet Konferencë dhe të Fonisë etj, dhe në; Njohuritë mbi Kushtetutën; Legjislacionin e Shërbimit Civil, Legjislacionin mbi prokurimin publik; Ligjin nr.9131, dt 08.09.2003 "Për rregullat e etikës në Administratën Publike"; Ligji nr.9367 dt. 07.04.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike", Ligji nr.8503 dt. 30.06.1999 "Për të drejtën e informimit për dokumentet Zyrtare".

-------------------------------

Për pozicionin: Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve Teknike
Të ketë mbaruar arsimin e Lartë, fakulteti i inxhinierisë mekanike. (Niveli minimal DND /DIND ose të barazvlefshme). Kualifikimet pasuniversitare niveli postmaster përbëjnë avantazh.
Të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune, si inxhinier mekanik.
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Njohja e një gjuhe tjetër të BE përbën avantazh.
Të përdorë shumë mirë programet bazë të kompjuterit.
Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese

Konkurimi do të bazohet, në njohuritë në fushën përkatëse, Njohuritë mbi Kushtetutën; Legjislacionin e Shërbimit Civil, Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 "Kodi i Punës"; Kodin e Proçedurës Administrative;  Legjislacionin mbi prokurimin publik; Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 "Për rregullat e etikës në Administratën Publike"; Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike", Ligji nr. 8503 dt. 30.06.1999 "Për të drejtën e informimit për dokumentet Zyrtare".

-------------------------------

Për pozicionin: Specialist për marrëdhëniet me Parlamentin
Të ketë mbaruar arsimin e Lartë, Fakultetin Juridik, perbejne avantazh studimet e kualifikimet pasuniversitare ne fushen juridike. (Niveli minimal DNP + MNP).
Të ketë një eksperiencë pune, jo më pak se 2 vjet. Perben avantazh eksperienca ne profesion ushtruar ne sistemin e drejtesise (gjyqesor, prokurori, etj), administraten publike apo profesionet e lira.
Të zotërojë një gjuhë të BE të folur dhe të shkruar, preferohet gjuha angleze.
Të përdorë shumë mirë programet bazë të kompjuterit.
Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese

Konkurimi do të bazohet, në njohuritë mbi te drejten kushtetuese; Kushtetutën; Legjislacionin e Shërbimit Civil, Ligjin 7961, dt. 12.07.1995 "Kodi i Punës"; Kodi civil dhe Kodi i Procedurës Civile; Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale; Legjislacionin mbi prokurimin publik; Kodin e Proçedurës Administrative; Ligjin 9131, dt. 08.09.2003 "Për rregullat e etikës në Administratën Publike"; Ligji 9367 dt. 07.04.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike", Ligji 8503 dt. 30.06.1999 "Për të drejtën e informimit për dokumentet Zyrtare."

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)