"Gjatë ditëve të fundit, vendi ka përjetuar një valë të ftohti. Gjithsesi nuk është evidentuar rritje e sëmundshmërisë infektive apo jo-infektive mbi nivelet e pritshme mesatare të periudhës. Minimizimi i dëmeve për shëndetin është i lidhur si me përgatitjen dhe gatishmërinë e sistemit shëndetësor për t'iu përgjigjur problematikës specifike shëndetësore ashtu dhe me masat parandaluese dhe përkujdesëse të qytetarëve", - ka deklaruar drejtori Bejtja. Ai nuk i ka kursyer as këshillat.
"Qytetarët është e nevojshme të vishen me veshje të ngrohta, në rast dalje jashtë për të ruajtur temperaturën trupore. Pjesët e ekspozuara duhet të mbulohen. Për t'u ruajtur nga rrëshqitjet është e nevojshme të vishen këpucët e duhura dhe të evitohet dalja në mëngjes dhe në darkë, veçanërisht për persona të moshuar apo që vuajnë nga sëmundje kronike", - ka përfunduar ai.
(sg/shqiptarja.com)