Instituti i Shëndetit Publik: Qytetarët
mos konsumojnë ujin e depozitave 

Instituti i Shëndetit Publik: Qytetarët<br />mos konsumojnë ujin e depozitave 
Tiranë - Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos konsumojnë ujin e depozitave. Alarmi vjen pas kontolleve të shumta nga specialistët e këtij instituti, të cilat kanë konstatuar se uji i depozitave është jo higjienik, burim sëmundjesh për shkak të mikrobeve të shumta në to.

Specialistja pranë Institutit të Shëndetit Pulbik, Zaira Poga, apelon që çdo qytetar apo subjekt të pastrojnë depozitat vetiake të ujit.

“Monitorimi i ujit të pijshëm kryhet çdo ditë nga Drejtoria e Shëndetit Publik për t’u garantuar qytetarëve një cilësi dhe shëndet të  mirë për popullatën. Por, problem qëndron te depozitat e ujit. Ka mjaft familjarë të cilët kanë vite e vite që kanë depozita uji dhe nuk i kanë të pastruara dhe dezinfektuara.
 
Uji në këto depozita nuk rekmandohet për pirje dhe vetë qytetarët e dinë këtë gjë dhe thjesht blejnë. Por, rekomandimet e OBSH tregojnë që duhet konsumuar ujë higjenikisht i pastër. Pra, qytetarët duhet të marrin masa që depozitat të pastrohen dhe dezinfektohen”, u shpreh Zaira Poga për mikrofonin e A1 Report.

Për të shmangur sadopak rrezikun e konsumimit të ujit nga depozitat, specialistja rekomandon që të paktën 2 hërë në vit të kryhet pastrimi dhe dezinfektimi i tyre.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë