Instituti për studimin e luftës: Kremlini do të ndërmarrë vendime përfundimtare në 6 muajt e ardhshëm

Instituti për studimin e luftës: Kremlini do të ndërmarrë vendime përfundimtare  në 6 muajt e ardhshëm

1673801486_VladimirPutin.JPG

Kremlini ka të ngjarë të marrë vendime përfundimtare në gjashtë muajt e ardhshëm, për të rimarrë kontrollin e situatës në Ukrainë pas një sërë kundërsulmesh të dështuara dhe të suksesshme ukrainase, kjo sipas Institutit për Studimin e Luftës ( Isw) në përditësimin e fundit mbi konfliktin.

Rusia nuk ka arritur shumicën e objektivave të saj kryesore në Ukrainë, sipas eskpertëve të qendrës kërkimore amerikane duke kujtuar se forcat e Moskës nuk arritën të merrnin në kontroll Kievin në ditët e para të pushtimit, si dhe të gjithë rajonet e Luganskut dhe Donjeckut.

Në të njëjtën kohë, trupat ukrainase çliruan më shumë se 50 për qind të territorit të pushtuar nga Rusia që nga shkurti, duke përfshirë Kherson, të vetmin kryeqytet rajonal që Rusia kishte arritur të merrte në kontroll.

Sipas institutit, fushata ruse për të synuar infrastrukturën kritike të Ukrainës gjatë dimrit në një përpjekje për të demoralizuar ukrainasit ka qenë gjithashtu një dështim deri më tani dhe në shumë mënyra ka gjeneruar mbështetje të shtuar për kauzën ukrainase.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putin: Gjithçka po ecën sipas planit! Në Dnipro 40 të vdekur në ndërtesën e goditur nga raketa


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë