E paimagjinueshmja ka ndodhur në malet akullnajorë të Presena, në Itali, 2.600 metra mbi nivelin e detit, midis Lombardisë dhe Trentonit. Prej thellësive të akujve dalin tingujt e një muzike qiellore. Bëhet fjalë për edicionin e parë të Festivalit të Muzikës në Akull, një nga ngjarjet më evokative të skenës muzikore evropiane.
Brenda një shpelle akullnajore është “gdhendur” skena muzikore me 200 vende për spektatorët, të cilët do të shijojnë muzikën që “rrjedh” prej instrumenteve prej akulli si violinë, violonçel, kitar, kitarë bas, bateri, mandolin etj. Ideja e pati pikënisjen prej artistit unikal, amerikanit Tim Linhart, i cili për dekada me radhë ka punuar duke i dhënë jetë vizionit të tij për të krijuar instrumenta prej akulli, të cilët kanë tinguj të përkryer dhe janë të aftë të çlirojnë emocione brenda sallës epike në Alpet e Italisë.
Temperatura brenda shpellës arrin në -7 gradë Celsius dhe në raste të veçanta edhe -15 gradë. Për të realizuar këtë mjedis unikal janë dashur 2800 orë pune dhe janë lëvizur më shumë se 5 mijë metra kub borë. Kodi i veshjes është i mirë përcaktuar: xhub i trashë dhe pantallona skish, për shkak se deri edhe vendet për tu ulur janë ndërtuar me akull.
Përgatiti Ilir Çuçi
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.2%
-
Jo
72%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2451
Lajme të tjera
-
Dronët ukrainas godasin Belgorodin, humbasin jetën dy civilë
20 Prill, 08:26
-
'Nuk jam krenar!' Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë me emrin e tij
20 Prill, 08:19
-
Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh
20 Prill, 08:02
-
I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump
20 Prill, 07:43
-
Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit
20 Prill, 07:24
-
Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot
20 Prill, 07:08
-
Rrëfimi i një gjyshi: Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur
20 Prill, 07:01
-
O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë
19 Prill, 22:54
-
GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim
19 Prill, 22:54
-
VIDEO/ Juventus 'lë nam', barazon 2-2 me Cagliarin në Sardegna
19 Prill, 22:50
-
Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)
19 Prill, 22:42
-
Ulsi Manja: Politikë riintegruese për të dënuarit e të paraburgosurit
19 Prill, 22:41