TIRANE- Ministrja e Integrimit Evropian znj. Klajda Gjosha së bashku me Ministrin e Drejtësisë z. Nasip Naço dhe Ministrin e Brendshëm z. Saimir Tahiri, nisen nesër në Bruksel për një vizitë, të cilën ministria e Integrimit e cilëson “tepër të rëndësishme zyrtare”.
Kjo vizitë, zhvillohet vetëm pak javë përpara marrjes së vendimit për statusin e Shqipërisë nga vendet anëtare të BE dhe është e fundit e planifikuar deri në dhjetor, kur merret vendimi.
Ministrat shqiptarë do të zhvillojnë një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian dhe institucione të tjera të BE-së. Ata do të raportojnë mbi masat që janë ndërmarrë deri tani për plotësimin e prioriteteve të lëna nga Komisioni. Vizita bëhet në një kohë kur në dhjetor vendet anëtare të Këshillit të Europës do të votojnë për ti dhënë ose jo Shqipërisë statusin e vendit kandidat.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com