Integrimi, Arvizu: Merrni
shembull Slloveninë e Kroacinë

Integrimi, Arvizu: Merrni<br />shembull Slloveninë e Kroacinë
TIRANE-  Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaron se „nuk mund të ketë konfuzion mes popullit shqiptar apo udhëheqësve të tij mbi atë që duhet bërë. Pasi integrimi evropian është një përgjegjësi kolektive dhe do të jetë përfitim i përbashkët".

I pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare, “Demokratizimi i metejshëm i rajonit si kriter për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndmor” , Arvizu deklaroi se e shkuara nuk mund të përdoret si më si një justifikim për dështimet e Shqipërisë në zbatimin e proceseve demokratike dhe solli si shembuj Slloveninë dhe Kroacinë.

"E shkuara mund të ndikojë në disa prej sfidave që Shqipërisë i duhet të kapërcejë për të paraqitur një kulturë më demokratike, por e shkuara nuk mund të përdoret më si një justifikim për dështimet e Shqipërisë në zbatimin e proceseve demokratike dhe në ecjen e saj përpara.

Sllovenia dhe Kroacia janë shembuj rajonalë të vendeve që kanë ngadhënjyer sfidat për të ndërtuar një kornizë që u ka lejuar ose do t’u lejojë atyre hyrjen në Bashkimin Evropian. "Ato qëndrojnë si shtegshënuese për Ballkanin", tha Arvizu duke theksuar se, "Shqipëria ka epërsinë e të pasurit udhëzime të qarta dhe mjaft mbështjeje nga aleatët për ta ndihmuar atë në këtë rrugë".
(s.g/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit