Integrimi, Berisha: Rama lojë të
turpshme në kurriz të popullit

Integrimi, Berisha: Rama lojë të <br />turpshme në kurriz të popullit
TIRANE - Kryeministri Berisha ka vazhduar akuzat e tij ndaj opozitës për bllokimin e integrimit të vendit duke theksuar se kreu i PS-së Rama ka urdhëruar Vangjel Ndrekon të tërhiqet nga padia e bërë në gjykatë në lidhje me qarkun e Fierit.

Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë deklaroi se të gjitha këto janë kalkulime të kryesocialistit i cili përdori si pretekst një çështje lokale për të bllokuar votimin e 3 ligjeve dje, i cili ishte dhe afati i fundit i kërkuar në raportin e KiE-së.

“Shpreh keqardhje për qëndrimin e Ramës, i cili me një qëndrim jashtëzakonisht absurd, jo të përgjegjshëm bllokoi votimin e 3 ligjeve që ishin kërkuar nga Komisioni Europian që të votoheshin deri më 20 nëntor, në mënyrë që Komisionin të bëntë shtojcën e raportit për marrjen e satusit të Shqipërisë. Rama me një kalkulim politik fatal e bllokoi duke përdorur si pretekst një çështje lokale, pa asnjë lidhje me procesin e integrimit. Sot dua t’i informoj qytetarët shqiptar një ditë pas 20 nëntorit, datë e fiskuar në raportin e KiE, duhet të votoheshin këto ligje. Sot në një lojë të turpshme, një lojë në kurriz të çdo shqiptari zoti Edi Rama urdhëroj Vangjel Ndreko të tërhiqet nga padia që kishte bërë në gjykatë. Misioni u krye, s’na duhet më gjykimi, ky është qëndrimi i kryetarit të PS-së ndaj ligjit dhe pushtetit gjyqësor dhe ndaj procesit të integrimit të vendit”, u shpreh Berisha.

Më tej Berisha ka vijuar me akuzat ndaj Ramës duke thënë se me tërheqjen e Ndrekos kërkon të lash duart nga krimi.

“Edhe njëherë shpreh keqardhjen time më të madhe. Me tërheqjen e Vangjel Ndrekës kërkon të lash duart pas krimit, duhet ta bësh po duhet t’i thuash shqiptarëve me çfarë logjike e urdhërove të shkoj në gjykatë dhe e urdhërove të tërhiqet një ditë pas afatit të shkruajtur në raportin e KiE. Ato mund të votohen dhe më vonë por një afat u caktua, një afat u shkel dhe kjo vetëm e vetëm që shqiptarët të mos e merrnin këtë meritë në 100-vjetorin e pavarësisë së vendit”, tha Berisha.

Kryeministri e ka krahasuar kreun e PS-së Rama me Enver Hoxhën dhe sipas tij ai po mbron ideologjinë e Enverit, me të cilën ai mbajti 45 vjet pushtetin dhe ishte i fundit që bëri thirrje për gjak dhe mosdorëzimin e pushtetit pa dhunë.

“Atë që shqiptarëve u bëri Enver Hoxha se kanë përjetuar kurrë, kur ai i zhveshi ata nga çdo lloj prone, nga pulat tek kumbullat në oborr dhe çdo gjë tjetër. Atë shtypje të egër që i bëri Enver Hoxha shqiptarit, nuk ia kanë bërë regjimet më barbare. Kjo që ndodh tani është cinizmi dhe tallja më e madhe në ëndrrën fisnike të çdo shqiptari. Kjo që ndodhi është një intrigë e përmasave të mëdha në kurriz të shqiptarëve të ndershëm, sot zoti Rama urdhëroi zonjën Ndreko të mos lëshoj më raport dhe zoti Ndreka të dalë dhe të tërheqë padinë ndaj shumicë. Pretendimin e tij se ai ishte kryetari, nuk e kërkon më tani. I duhej kjo që t’i krijonte zotit Rama pretekstin e bllokimin, e një vendimi më absurd.

Ty sikur të ka nxjerrë prej hundësh një persekutor i inteligjencës kombëtare, një terrorist i vërtetë dhe ti po mbron ideologjinë e tij që ka mbajtur 45 vite në pushtet. I fundit që në vitet 90 bëri thirrje për gjak dhe mos dorëzimin e pushtetit pa dhunë”, deklaroi Berisha.

Më tej në fjalën e tij para kabinetit qeveritar Berisha theksoi se “Sado që ky përbën një lajm të hidhur për çdo shqiptar në prag të 100-vjetorit, thirrja ime është të qëndrojmë me durim në vlerat e demokracisë. Të realizojmë jo të shfajësojmë të tjerët”.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë