Integrimi, Bushati në Report Tv:
Greqia nuk do të vendosë veto

Integrimi, Bushati në Report Tv:<br />Greqia nuk do të vendosë veto<br>
Deputeti i PS, Ervin Bushati i ftuar në emisionin “45 Minuta” të Denis Mingës në Report Tv duke komentuar strategjinë e BE për integrimin e Ballkanit, theksoi se Reforma në Drejtësi ka ngarkuar një pjesë të rekomandimeve të Europës për Shqipërinë.

Shqipëria dhe Ballkani meritojnë që të jenë pjesë e BE. Më në fund BE ka një plan të qartë, i është larguar problemeve të brendshme me BREXIT dhe valën populiste dhe ka një hapje drejt Ballkanit Perëndimor. E shikon si një zonë, treg të përbashkët, që nuk ka të bëjë vetëm me stabilitetin. Reforma në Drejtësi ka ngarkuar një pjesë të rekomandimeve të Europës për Shqipërinë” deklaroi ai.

Nisur nga deklarata e Presidentit grek se Shqipëria duhet të zgjedhë mes Çamërisë dhe integrimit në BE, Bushati u shpreh i sigurt, se Greqia nuk do të vendosë veton. “Të 27 vendet e BE nuk do të kenë kundërshti për të hapur negociatat me këto vende të Ballkanit, por duhet edhe pak fat. Zgjedhjet në Francë dhe në Gjermani kanë përfunduar, Italia nuk ka qenë kundërshtar. Dy lokomotivat kryesore janë pozitive për negociatat. Nuk besoj që Greqia do të vendosë vetën, vend ku ka lindur demokracia, fqinj, qeveri progresiste. Edhe Greqia e kupton që është më e sigurt brenda një Europe të bashkuar” deklaroi ai.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore