Integrimi, Bushati: Presim që 
të hapen negociatat me BE-në

Integrimi, Bushati: Presim që <br />të hapen negociatat me BE-në<br>
Ministri i Jashtëm Bushati duke folur në Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave u shpreh sot se Shqipëria pret në muajin Prill çeljen e negociatave me BE. Ai theksoi se data lexohet nga ana jonë si një shtysë, po jo qëllim në vetvete.

“Nuk është çështje date. Datat janë të rëndësishme se motivojnë vendet për të ecur para. Data lexohet nga ana jonë si një shtysë, po jo qëllim në vetvete. Pjesë e rëndësishme e strategjisë është thirrja e qartë që bën Komisioni Europian për t’u fokusuar tek procesi i reformave. Jam përpjekur për ta thënë dhe në takimin e ministrave të jashtëm që janë reforma të rëndësishme, po reforma në fushën e sundimit të së drejtës nuk mund të konsiderohen të izoluara nga një zhvillim i qëndrueshëm ekonomik.

Prandaj është e rëndësishme për BE dhe Ballkanin Perëndimor për të vendosur këto dy komponentë të strategjisë së zgjerimit në një barazpeshë sa më të mirë” tha Bushati.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024