SHKUP- Dy muaj pas takimit të parë në kuadër të dialogut BE-Maqedoni komisioneri për zgjerim Stefan Fyle, viziton sot sërish Shkupin për të parë rezultatet e plotësimit të detyrave nga Qeveria. Shkupit zyrtar i janë lënë 5 detyra nga BE, liria e mediave, sundimi i së drejtës, administrata publike, reforma zgjedhore dhe ekonomia e tregut. Komisioneri Fyle do të vëzhgojë nga afër sa janë zbatuar këto porosi të Brukselit.
Sipas analistëve në vend , Fyle nuk mund të presë ndonjë rezultat të madh nga kjo periudhë dymujore, ndonëse në mars ai ishte i qartë kur kërkoi nga qeveria e Shkupit “një progres të shpejtë në këto pesë fusha.
Fyle do takojë sot krerët e shtetit dhe disa nga ministrat e qeverisë. Pritet që temë e diskutimeve të jetë dhe situata e krijuar pas vrasjes së 5-fishtë dhe arrestimit të shqiptarëve, ngjarje që kane shkaktuar tension ne vend. (ns/jdshqiptarja.com)
/Shqiptarja.com