Integrimi, Gjosha:Prioritet reforma
  në Drejtësi, e mbyllim në tetor 

Integrimi, Gjosha:Prioritet reforma<br />  në Drejtësi, e mbyllim në tetor 
Ecuria e pesë prioriteteve në procesin e integrimit në Bashkimin Europian është tema e mbledhjes së grupeve të përbashkëta të punës, që po zhvillohet paraditen e së hënës në Hotel Tirana Internacional. Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha në fjalën e saj konfirmoi angazhimin e qeverisë për të miratuar brenda tetorit reformën në drejtësi, një ndër pesë prioritetet.

“Ne nuk e kemi ndalur asnjëherë punën tonë për implementimin e prioriteteve, duke vazhduar të ecim sipas udhëzimeve. Që nga takimi i fundit janë marrë disa angazhime të tjera të mëtejshme, ku kemi pasur dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare për të shtyrë përpara reforma të rëndësishme. Një nga reformat më të mëdha është ajo në administratën publike, për të cilën mendoj se duhet bërë një punë më e madhe”, tha ministrja e Integrimit.

Duke u ndalur tek prioriteti tjetër me rëndësi, reforma në drejtësi, Gjosha tha se për këtë është ngritur komisioni ad-hoc nga parlamenti si dhe grupet nga Ministria e Drejtësisë.

“Kjo reformë nuk mund të përmbushet pa marrë pjesë në të edhe të gjitha grupet e interesit. Ne e kemi ndarë këtë punë edhe me bashkëpunëtorët tanë të BE-së duke hartuar një plan dhe dokument strategjik, të cilin e kemi prezantuar. Qëllimi ynë është miratimi i kësaj reforme në tetor të këtij viti në parlament”, tha ministrja e Integrimit.

Një nga prioritetet e tjera, lufta kundër korrupsionit vjen në një kohë kur një pjesë e madhe e dosjeve të korrupsionit nuk dënohen dhe hetimet financiare janë rritur. Janë marrë disa masa dhe duket një tendencë pozitive.

Michela Matuella, drejtoreshë për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit për Shqipërinë dhe Bosnje -Hercegovinën, duke vlerësuar progresin e bërë tha se fokusi i diskutimeve më shumë sesa te sasia duhet të fokusohet tek dakordësia mbi rekomandimet dhe instrumentat me të cilat mund të ndërhyhet për rezultate më të mira.

“E rëndësishme është të kemi një udhërrëfyes për plotësimin e prioriteteve. Të gjitha prioritetet kyçe janë caktuar dhe ne do të shohim se ku ju mund të ndërhyni për të pasur dhe një mbarëvajtje më të mirë. Sigurisht ne na vjen mirë për punën e madhe që është bërë në këto muaj. Por kur ne shohim drejt udhërrëfyesit, ne shohim tek instrumentat që nevojiten. Megjithatë ne shikojmë më shumë për rezultatet. Unë do doja të përqëndrohemi jo më shumë tek niveli i masave, por të qartësojmë rekomandimet me të cilat ne biem dakord ose jo”, tha drejtoresha Matuella.

Shqipëria mori në qershor të vitit 2014 statusin e vendit kandidat, ndërsa tani po punon për fazën tjetër atë të  hapjes së bisedimeve për anëtarësim. Por për këtë duhen përmbushur pesë prioritete kyçe që lidhen me reformën në administratën publike, në sistemin e drejtësisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe respektimn e të drejtave të njeriut.

Qeveria shqiptare është shprehur optimiste lidhur me ecurinë e këtij procesi duke deklaruar se në vjeshtë këto prioritete do të jenë realizuar./ATSH/

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara