Integrimi, Gjosha: Të fokusuar në
përmbushjen e 5 prioriteteve të BE

Integrimi, Gjosha: Të fokusuar në<br />përmbushjen e 5 prioriteteve të BE
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha thotë se qeveria shqiptare është e fokusuar në përmbushjen e 5 prioriteteve të Bashkimit Europian, në mënyrë që të nis hapjen e negociatave. Në një intervistë për New Europe, ministrja Gjosha thekson se reforma në drejtësi është më e rëndësishmja.
 
Në këtë intervistë ministrja e Integrimit flet dhe për bashkëjetësën fetare në Shqipëri, e ndërsa thekson se Europa duhet të kuptojë që besimi fetar mund të keqpëdoret nga faktorë të ndryshëm për qëllime terroriste sic po ndodh.    


Intervista e plotë e ministres së Integrimit, Klajda Gjosha

Ju drejtoni një nga Ministritë më të rëndësishme në vendin tuaj, akoma më e rëndësishme në rrethanat aktuale le të themi edhe se Ministria e Mbrojtjes. Ju ju duhet ta shtyni vendin tuaj drejt Europës. Sa larg jeni nga ky qëllim?


Ministria e integrimit kuptohet është një nga ministritë më të rëndësishme, pasi integrimi europian është prioriteti ynë kryesor. Qershorin e kaluar të gjithë vendet anëtare votuan për Shqipërinë. Ne jemi të fokusuar tashmë te 5 prioritetet që na janë vendosur,ku reforma në drejtësi është më e rëndësishmja. Në fakt Komisioni Europian pëlqen të nisë negociatat me kapitujt më të vështirë si çdo gjë që ka të bëjë me sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe kështu me radhë. Ajo që ndodh është se legjislacioni i një vendi arrin të sillet ngadalë në të njëjtin nivel me legjislacionin e BE-së.

A ka një afat kohor për një vend për të hyrë në BE? Le të marrim Kroacinë, për shëmbull. Negociatat i vazhdoi për rreth gjashtë vjet, apo jo?Ndërsa Turqia i ka filluar kohë më parë dhe është ende larg qëllimit. Si ndjeheni ju kur është thënë se gjatë këtij mandati të Komisionit nuk do të ketë zgjerim?

Nuk mund të krahasohet situata e Shqipërisë me atë vendeve të tjera, si Turqia për shembull. Shqipëria është pjesë e Europës jo vetëm gjeografikisht por me shpirt të plotë.

Kush janë aleatët tuaj ? Duhet të ketë disa vendeve të vjetër anëtarë si Italia për shembull , të cilat ju i ndjheni më afër . Kroaci, ndoshta ? Duhet të ketë disa vende që ju ndihmojnë më shumë se të tjerët .

Shqipëria ka një marëdhënie shumë të mirë me të gjithë vendet anëtare, edhe me ato më të zhvilluarat madje si Gjermania apo Franca, por sigurisht që Italia apo Greqia, vende fqinje me ne janë më shumë miqësore.

Në kontekstin Ballkanik , mendoni se situata e Kosovës është një barrë për ju? A nuk jeni ngadalësuar nga çfarë ndodh atje ?

Apsolutisht jo. Në nuk e shohim Kosovën si një barrë. Ne bashkëpunojmë me të siç e bëjme me të gjitha vendet që aspirojnë të jenë vende anëtare një ditë.

Si i shihni Shqiptarët e Kosovës? Cila është pikëpamja e shqiptarëve të Shqipërisë për identitetin e Kosovarëve?

Ne gjithmonë kemi komunikuar me ta në mënyrë që të jemi së bashku pjesë e Europës. Ne , shqiptarët kemi projektuar një imazh shumë të mirë kur është fjala për fenë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë . Ky është mesazhi më i mirë që kemi dhënë gjithnjë për fqinjët tanë.

E drejtë, Shqipëria është më laike se fqinjët e saj.

Po ne jemi një vend laik, ndonëse kemi shumë besime fetare që jetojnë bashkë në Shqipëri në mirkuptim të plotë dhe paqe.

Ju keni gjithashtu një besim fetar: Bektashinjtë, i cili egziston vetëm në Shqipëri.

Po nga ana tjetër ne do të donim që Europa të mos e marrë të mirëqenë këtë bashkëjetesë dhe të kuptojë që besimi fetar mund të keqpëdoret nga faktorë të ndryshëm për qëllime terroriste sic ndodh të shohim rreth nesh këto kohë. Ne duam që Europa ta kuptojë këtë duke parë rastin e Shqipërisë dhe të kuptojë rëndësinë e përpjekjeve tona.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara