Integrimi i Shqipërisë, Bushati
takon Mogherinin në Bruksel

Integrimi i Shqipërisë, Bushati<br />takon Mogherinin në Bruksel<br>
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ndodhet në Bruksel në kuadër të punimeve të Këshillit të Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Takimi kryesohet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, zv.Presidentja e Komisionit, Federica Mogherini.

Në fokus të këtij takimi është progresi dhe hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e integrimit. Ministri Bushati zhvilloi dhe një takim të veçantë me përfaqësuesen e Lartë të BE, Mogherini, me të cilën pritet të dalë dhe në konferencë për shtyp në orën 11:00.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit