Integrimi/ Lammert: Ju duhet
kompromis, kusht "Drejtësia"
Meta: Reforma në Drejtësi, prioritet

Integrimi/ Lammert: Ju duhet<br />kompromis, kusht Meta: Reforma në Drejtësi, prioritet">
"Një leksion demokracie" ka dhënë për deputetët shqiptar nga foltorja e Kuvendit presidenti i Bundestagut Gjerman Prof. Dr. Norbert Lammert. I mbërritur sot në vendin tonë në kuadër të një vizite zyrtare ai ka vlerësuar hapat e ndërmarra nga qeveria Shqiptare vitet e fundit ndërkohë që ka theksuar se “kompromisi është kusht i domosdoshëm për funksionimin e një sistemi demokratik” dhe gjithashtu kusht për anëtarësimin në BE.

“Për Shqipërinë vlen të thuhet se BE-ja nuk është në situatë të thjeshtë për momentin. Zhvillimi i BE-së varet nga aftësia për kompromis e vendeve anëtare. Interesi për zgjerim me shtetet e tjera është i kufizuar. Kjo i rrit pretendimet për anëtarë të tjerë dhe aktualisht shoh pak vende që i konsideroj si anëtarë të ardhshëm, por Shqipëria është njëri prej tyre. Uroj që të ketë një proces reformash të shpejtë”, u shpreh Lammert.

lambert

Lammert tha se këto zhvillime janë bërë të mundura përmes ndryshimeve në Shqipëri që patën fillesën në zgjedhjet e lira para 25 viteve. “Kujtimi i këtyre zgjedhjeve është një rast i mirë për të kujtuar edhe njëherë ato parime që duhet të karakterizojnë raportin mes 2 vendeve tona dhe të përcaktojnë marrëdhëniet. 25 vjet, kjo shifër krahasuar me historinë e vendit dhe historinë e BE-së, është kohë e shkurtër por me demokracinë në Europë, relativisht e gjatë. Ndaj bëj disa shënime lidhur me marrëdhëniet mes parlamenteve tona për të risjellë në mendje historinë”, tha ai.

lambert

Presidenti i Bundestagut ka vlerësuar tolerancën dhe harmoninë fetare që ekziston në vendin tonë ndëkohë që ka renditur edhe disa hapa pozitive të ndërmarra nga Shqipëria vitet e fundit.Lammert ka theksuar mes të tjerash se marrëdhëniet mes dy vendeve janë mjaft intensive dhe historike.

“Kënaqësi që ndodhem sërish në Shqipëri. Është nder i veçantë të flas me ju sot. Kjo është vizita ime e katërt në Shqipëri gjatë kohës sime si kryetar i Bundestagut. Qoftë edhe për shkak të shpeshtësisë së vizitave mund të flas për lidhjen emocionale. Por është edhe shprehje e marrëdhënieve intensive mes 2 vendeve tona, në vitet e fundit gjithnjë e më intensive. Gëzohem që para disa vitesh ne patëm sukses në iniciativën sot për të rimarrë marrëdhëniet intensive mes parlamenteve tona”, tha ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar