Integrimi, Lammert: Përmbushni
kushtet, s'do përsërisim gabimet

Integrimi, Lammert: Përmbushni<br />kushtet, s'do përsërisim gabimet
Presidenti Bujar Nishani gjatë vizitës në Berlin është takuar me Presidentin e Bundestagut, Norbert Lammert me të cilin ka diskutuar mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Nishani theksoi se pavarësisht sfidave për përmbushjen e standardeve të kërkuara, Shqipëria është shumë e vendosur që ta çojë përpara këtë proces duke kryer reformat e nevojshme.

Jemi shumë të vendosur të çojmë përpara reformat kyçe, veçanërisht atë të drejtësisë dhe të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha presidenti duke vlerësoi ekspertët gjermanë në kuadrin e misionit EURALIUS, të cilët kanë dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm për reformën në fushën e drejtësisë.
Presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert theksoi se për Shqipërinë duhet të jetë e qartë se ky është një proces që do të marrë kohën e vet, pasi duhen të përmbushen standardet dhe kriteret e nevojshme. Lammert foli dhe për “kujdes” për mos përsëritjen e gabime me anëtarësimin e vendeve pa plotësuar kushtet.

“Sa më shpejt të përmbushen këto parakushte, aq më shpejt vendi do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Ne nuk dëshirojmë të përsërisim gabimet e kryera më parë. Anëtarësimi pa përmbushur kushtet do ta bënte të pamundur bashkëjetesën në familjen evropiane”, është shprehur kreu i Bundestagut.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot