Integrimi, Mogherini: Ballkani në
BE, presim përparim për dy vite

Integrimi, Mogherini: Ballkani në<br />BE, presim përparim për dy vite
Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini nga Sllovenia ka dhënë shpresë për Ballkanin Perëndimor për integrimin në Bashkimin Europian.
 
Ajo deklaroi se i gjithë Ballkani do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, ndërsa shtoi se deri në fundin e mandatit të Komisionit aktual Europian, pas dy vitesh objektiv është përparimi i prekshëm i 6 shteteve të Ballkanit.
 
“I gjithë Ballkani duhet dhe do të jetë pjesë e Bashkimit Europian. I kam vënë vetes qëllimin që deri në fundin e mandatit të Komisionit aktual Europian, pas dy vitesh, të shohim një përparim praktik e të prekshëm të 6 partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor.
 
Një përparim, i cili do ta bëjë të pakthyeshme rrugën e tyre drejt BE-së. Ballkani është pjesë e Europës dhe shtetet e tij dëshirojnë dhe meritojnë të njëjtat mundësi, të njëjtën siguri dhe të njëjtat të drejta
” deklaroi Mogherini.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

U shpall në kërkim në Kosovë pas një sherri, arrestohet në Lezhë reperi Noizy

U shpall në kërkim në Kosovë pas një sherri, arrestohet në Lezhë reperi Noizy