Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi merr pjesë sot në Konferencën e 8-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Hungari.
/Shqiptarja.com
Ruçi bashkëkryeson sesionin e parë mbi “Integrimi në BE: rezultatet dhe aspiratat”. Në konferencë do të diskutohet dhe mbi Dimensionin e Sigurisë së Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor si Kontribut në Stabilitetin e Evropës”
Në kuadër të Konferencës, Ruçi do të zhvillojë takime dypalëshe me Kryetarët e Parlamenteve pjesëmarrës në konferencë.
dy.b/shqiptarja.com











