“Kriteri politik për integrimin ka qenë gjithmonë problematik në Shqipëri. Shpesh herë janë bllokuar vendimet për shkak të mungesës së konsensusit politik”, ka thënë Bregu.
Ajo ka theksuar se, Bashkimi Evropian nuk mund të zëvendësojë vullnetin që duhet të ketë qeveria për plotësimin e kritereve.
“Për të arritur standardet evropiane duhet të tregohet përgjegjshmëri. Për këtë kërkohet nga qeveria një përfshirje më e madhe e aktorëve politikë. Pavarësisht faktit se bojkoti i opozitës nuk është i lehtë në në këtë këndvështrim ai ia ka vlejtur, sepse është marrë një vëmendje më e madhe nga ndërkombëtarët për problemet që ngre opozita”, deklaroi Bregu.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)