Integrimi në BE, diplomacia tur 
takimesh për të marrë Statusin

Integrimi në BE, diplomacia tur <br />takimesh për të marrë Statusin
TIRANE- Anglia, Franca dhe Gjermania do të jenë pikat ku do të fokusohet diplomacia shqiptare në këto 18 ditë, që shënojnë afatin e rradhës për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Do të jetë kryeministri Edi Rama, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, si dhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, që do të kenë angazhimet më konkrete në garantimin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Vetëm pak muaj më parë në takimet në Holandë, kryeministri Rama ka marrë garancinë se gjithçka do të varet nga Progres-Raporti. Madje Rama më pas do të theksonte se marrja e një raporti pozitiv do të shënonte realizimin e punës më të madhe.

Takimet
Javën e ardhshme mësohet se ministrja Gjosha do të niset drejt Anglisë. Por këtë herë delegacioni shqiptar do të ketë më vete raportin e KE, ku vlerësohen hapat e qeverisë shqiptare në sektorët që ishin parë me rezerva më parë. Ndërkohë që vota e Anglisë do të ketë një peshë të madhe për provën e radhës. Pas Anglisë delegacioni shqiptar do të niset drejt Parisit, ndërsa Rama do të jetë prezent në takime. Sigurisht ashtu si dhe Anglia, Franca ka ndikim të madh dhe në vendet e tjera që janë shprehur skeptike. Ndërsa në Gjermani duket se do të jetë ndikimi i takimit të kryeministrit Rama me kancelaren Merkel që do të vendosë dhe sjelljen në datën 23 qershor.

Zgjerimi
Një tjetër faktor i cilësuar pozitiv për Shqipërinë është dhe fakti se në takimin e pak ditëve më parë të KE, u theksua nevoja për zgjerimin e BE. Një element që më parë është parë me skepticizëm. Por se stabiliteti i politikës në vendet e BE pas tronditjes nga kriza ekonomike, si dhe qetësimi i situatës në Greqi po shihen si element pozitiv.

Raporti
Delegacioni shqiptar duket se do të ketë në dorë një element të rëndësishëm në bisedimet e fundit me vendet skeptike. Ndonëse gjatë muajve të parë të këtij viti janë zhvilluar vizita të shpeshta, në kuadër të mbështetjes për statusin e Shqipërisë, Rama dhe dy ministrat Bushati e Gjosha do të mbështeten në pikat e lexuara prej komisionerit Fyle.

Grevat
Nga ana tjetër acarimi i situatës politike në Shqipëri duket se nuk do të kenë ndikim në vendimin përfundimtar të vendeve skeptike. Madje dhe në vizitën e komisionerit Fyle, kjo pikë është prekur shumë pak. Ndërsa po në ditën e bërjes publike të raportit të KE për Shqipërinë u ndërpre dhe greva e urisë të larguarve nga puna. Tashmë e gjithë vëmendja dhe tema e diskutimeve që pritet të ndërmarrë delegacioni shqiptar do të jetë mbi reformën në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit, nismat për stabilitetin ekonomik si dhe lufta ndaj trafiqeve.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç