Integrimi në BE, Gjosha: Reforma
në drejtësi, çelësi për negociatat!

Integrimi në BE, Gjosha: Reforma<br />në drejtësi, çelësi për negociatat!
TIRANE - Reforma në drejtësi është çelësi i artë për të çelur negociatat për integrimin e Shqipërisë në BE. Në një konferencë për mediat mbi objektivat e Ministrisë së Integrimit për 2015 ministrja Klajda Gjosha tha se procesi i hapjes së negociatave po ecën në rrugën e duhur, ndërsa nënvizoi se reforma në drejtësi mbetet prioritet kyç për hapjen e negociatave.

Gjosha gjithashtu u shpreh se dosjet e personave të përfshirë në krim dhe korrupsion janë dorëzuar tashmë nga qeveria dhe i takon organeve të drejtësisë të marrin vendim.

Ministrja e Integrimit lajmëroi se ne fund të shkurtit Komisioneri i Zgjerimit Johanes Hahn do të jetë në Tiranë si pjesë e tryezës së nivelit të lartë Shqipëri-BE. Ndërkaq Gjosha bëri apel që Komisioni i Integrimit të mblidhet sa më shpejt për të diskutuar mbi Këshillin Kombëtar të Integrimit 

“Procesi i hapjes së negociatave po ecën në rrugën e duhur, nuk ka një datë, nuk mund të ketë një datë. Por procesi i integrimit evropian po ecën në hapat e duhur. Reforma në drejtësi është një ndër reformat kyçe nga e cila do të varet hapja e negociatave. Ne do të vazhdojmë takimet me homologët ndërkombëtarë. I bëj thirrje Komisionit të Integrimit, për ngritjen e këtij Këshilli dhe jemi të hapur të negociojmë çdo lloj oferte që do të na vijë nga ata. 
”u shpreh Gjosha
 
Pjesë e objektivave për 2015 sipas gjoshes është edhe ristrukturimi I drejtorive të integrimit në ministry të ndryshme 

“Pjesa tjetër shumë e rëndësishme është ristrukturimi i drejtorive të linjës. Ristrukturimi i parë ka të bëjë me të gjithë ata që kanë të bëjnë me projektet IPA. Kjo është e rëndësishme pasi deri më tani Shqipëria ka vuajtur nga mungesa e kapaciteteve për përthithjen e fondeve. Duke qenë se kemi hyrë në një fazë të re ku procedohet me sistemin e decentralizuar. Një punë tjetër ristrukturimi ka të bëjë me grupet negociatore pas hapjes së negociatave. Ministritë do të duhet të caktojnë persona ekspertë, në mënyrë që ne të arrijmë në anëtarësim me të drejta të plota. Nëse këto drejtori nuk do të ristrukturohen, do të kemi vështirësi në hapjen e negociatave.” u shpreh ajo

gjosha

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve