Integrimi në BE, Propozimi i Bullgarisë për Shqipërinë: Duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut! Nuk votojmë për anëtarësimin e tyre

Integrimi në BE, Propozimi i Bullgarisë për Shqipërinë: Duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut! Nuk votojmë për anëtarësimin e tyre

Iliana Iotova

“Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të vijojnë të ndarë procesin e anëtarësimit në BE”. Kështu tha zëvendëspresidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar. Sipas saj, Bullgaria aktualisht nuk ka kërkesa ndaj Shqipërisë, po ecën shumë përpara.

Ajo tha se së shpejti pritet të mbahet një konferencë ndërqeveritare për të përcaktuar fillimin e negociatave të anëtarësimit. Ajo sqaroi se Bullgaria nuk do të votojë për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut derisa bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e atij vendi.

“Do të jemi veçanërisht vigjilentë, sepse edhe ne kemi obligim ndaj këtyre njerëzve. Nga njohja e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në vitin 2021, kur presidenti Rumen Radev për herë të parë ngriti fuqishëm çështjen e të drejtave të bullgarëve atje, ka një sërë dokumentesh, duke përfshirë marrëveshjet dhe kontratat dypalëshe, ku tema e bullgarëve të drejtat nuk mbulohen fare, në asnjë formë,” argumentoi Iotova. 

Ajo shtoi se kjo temë mungon edhe në Traktatin e Miqësisë, Mirëfqinjërisë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017. 

“Ky gabim duhet të rregullohet dhe Bullgaria ka shumë makineri edhe jashtë BE-së, duke përfshirë edhe Këshillin e Evropës. Republika e Maqedonisë së Veriut është në një regjim post-monitorimi dhe ajo temë duhet të gjejë vendin e saj edhe atje”, tha Iotova.

Zv.presidentja shtoi se qëndrimi i Bullgarisë është mjaft i fortë, por duhet popullarizuar dhe mbrojtur më tej. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët