Kuvendi i Shqipërisë organizon sot, në orën 10:00, Konferencën Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”.
Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane, ndërsa në fokus do të jetë procesi i zgjerimit të BE-së dhe rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit.
Aktiviteti do të përshëndetet nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kryeministri Edi Rama, ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder.












Komente
Komento