Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk deklaroi se Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e Europës. Gjithashtu, Tusk theksoi se nuk ka një plan ‘B’ për procesin e integrimit dhe Bashkimi Europian do të jetë partneri më i madh i Ballkani perëndimor.
“Unë nuk shoh ndonjë të ardhme tjetër për Ballkanin perëndimor sesa BE. Nuk ka alternativë, asnjë plan B. Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e Evropës dhe ata i përkasin komunitetit tonë” deklaroi Tusk.
Pas disa javësh disa nga vendet e Ballkani perëndimor si: Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova do të përballen me vendimet e 28 vendeve anëtare në Këshillin e Europës për procesin e integrimit. Shqipëria dhe Maqedonia kërkojnë çeljen e negociatave ndërsa Kosova bën hapin e parë integrues për marrëveshjen e stabilizim- asocimit dhe pretendon lëvizjen e lirë dhe pa viza.
Ndërkohë, liderët e Ballkanit perëndimor dhe kryetarët e institucioneve të BE janë mbledhur në Sofje teksa po diskutojnë për të ardhmen e integrimit të këtij Ballkani në BE, ku Bullgaria mban këtë herë presidencën e saj.