Integrimi, prioritetet e Presidencës
bullgare për Ballkanin Perëndimor

Integrimi, prioritetet e Presidencës<br />bullgare për Ballkanin Perëndimor<br>
Presidenca e parë bullgare e Këshillit të BE-së u hap zyrtarisht ditën e djeshme më datë 11 janar 2018 në një ceremoni solemne në Sofje.
Motoja kryesore e Presidencës bullgare është “Bashkimi bën fuqinë”.

Me hapjen e Presidencës së parë bullgare të Këshillit të BE-së  janë vënë edhe disa prioritete ku premtojnë se do të punojnë për rritjen e mirëqenies së të gjithë qytetarëve të BE-së duke krijuar kushte për unitet dhe solidaritet.

Një tjetër prioritet që u shpalos është siguria dhe stabiliteti në vendet e Ballkanit perëndimor. Bullgaria do të punojë për ofrimin e perspektivës së qartë evropiane për Ballkanin mbi bazën e plotësimit të kushteve dhe për arritjen e realizimit të reformave kyçe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Presidenca Bullgare do të inkurajojë gjithashtu krijimin e mjedisit me aftësi për konkurrencë. Theksi do të vihet mbi tregun elektronik si burim i rritjes së konkurrencës për afrimin e teknologjisë digjitale në të gjithë sektorin e ekonomisë.

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri do të prezantojë nesër prioritetet kryesore të Kryesisë bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian në Tiranë ku do të jenë të ftuar përfaqësues të lartë të Presidencës, të Qeverisë dhe Trupit diplomatik.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës