Integrimi, Rama: Po e pengon
Berisha, opozita i bëri detyrat

Integrimi, Rama: Po e pengon<br />Berisha, opozita i bëri detyrat
TIRANE- Tema e diskutimeve në grupin e Partisë Socialiste u përqëndrua në realizimin e plan veprimit të 12 pikave, dhe në cfarë pozicioni ndodhet aktualisht ky proces, ku sipas Ramës “ka vështirësi reale që kompromentojnë integrimin”. Sipas kreut PS “Statusi nuk merret duke miratuar ligjet me 3./5, por edhe implemetin ligjesh, shtet ligjor, drejtësi e barabartë, luftë reale për korrupsionin, meritokraci, transparencë, dhe këto janë detyrat e shtëpisë së qeverisë.". Berisha po zvarrit reformen zgjedhore se do te vjedhje sërish zgjedhjet.

RAMA: OPOZITA I BERI DETYRAT, FAJTOR BERISHA
Sipas kreut të PS-së përparimi i Serbisë drejt marrjes së statusit të vendit kandidat nxjerr në dritë prapambetjen e Shqipërisë në këtë proces historik. “Ajo çka kurrë nuk duhej të kishte ndodhur po ndodh. Shqipëria jo vetëm parakalohet nga Serbia në një proces ku objektivisht gjendej shumë më përpara disa vite përpara, por rrezikon të mbetet sërish jashtë duke dështuar si askush tjetër në historinë e integrimeve evropiane për të tretën herë radhazi.”
Rama kërkoi të nënvizonte se rreziku i dështimit për marrjen e statusit nuk është opozita, e cila i ka bërë detyrat e shtëpisë, por vetë kryeministri i cili dështimin mundohet ta fshehë duke drejtuar gishtin drejt opozitës.

“Për të tretën herë radhazi kryeministri po mundet të fshehë dëshmitimin duke ngritur mjegullën ndaj opozitës. Opozita i ka bërë një për një detyrat e shtëpisë, ndërkohë që qeveria nuk ka bërë asnjë nga detyrat e saj të drejtëpërdrejta.- tha Rama duke shtuar “Statusi nuk merret duke miratuar ligjet me 3./5, por edhe implemetin ligjesh, shtet ligjor, drejtësi e barabartë, luftë reale për korrupsionin, meritokraci, transparencë, dhe këto janë detyrat e shtëpisë së qeverisë. KE mund të na ngelë në klasë nëse Shqipëria nuk është në gjendje të bëjë detyrat e shtëpisë, ndërkohë që sinjali i fortë i Serbisë është vërtet sinjal shumë negativ për vetë Shqipërinë. "- nënvizoi Rama.

RAMA: BERISHA ZVARRIT REFORMEN ZGJEDHORE SE DO TE VJEDHE ZGJEDHJET E ARDHME
Kryetari i Partisë Socialiste u ndal dhe te reforma zgjedhore, e vlerësuar si prioritet i ndërkombëtare, ku opozita, sipas tij është e angazhuar totalisht dhe për këtë ka marrë dhe vlerësimin e trojkës së ambasadorëve, por po zvarritet nga maxhoranca.
“Afati është shkelur dhe reforma është ende në hapat e parë për shkak të zvarritjes nga ana tjetër...Opozita nuk po bllokon, por po bëjmë gjithçka mundemi dhe po marrim vlerësimin që meritojmë nga kominuteti ndërkombëtar. Është e qartë kush e nxit reformën, dhe kush e zvarrit me propagandën cinike ndaj opozitës. Ne nuk harrojmë as zgjedhjet e qershorit të 2008-s dhe as të majit 2011 në Tiranë”- tha Rama.

Ai shprehu shqetësimin se “shtyrja e afatit për reformën zgjedhore mund të dëmtojë procesin zgjedhor, duke bërë të pamundur implementinim e tij. “
“Kemi përcaktuar dhe mekanizmat që ndalojnë vjedhjen e zgjedhjeve. Këto mekanizma duhet të përfshihen në ligj dhe më pas të implementohen në proces. Berisha preferon këtë sistem zgjedhor pa asnjë ndryshim, por dhe mbajtjen e të njëjtit sistem administrimi, dhe për pasojë vjedhjen e zgjedhjeve. Për fajin e Saliut personalisht mund të manipulohen e të vidhen për të tretën herë zgjedhjet, duke u kthyer në dëm të vetë ndryshimit që mund të vijë vetëm përmes votës së lirë”- nënvizoi më tej Rama.

BUSHATI: SHQETESUESE REFORMAT NE VARESI TE QEVERISE
Duke paraqitur një panoramë të situatës kryetari i Komisionit të Integrimit Ditmir Bushati tha se “Deri sot është realizuar gjysma e prioritetit që ka të bëjnë me zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Po dhe mbetet i njëjti qëndrim refraktar në lidhje me përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë. Sipas deputetit socialist Ditmir Bushati “Shqetësuese është pjesa e reformave, kryekëput në varësi të qeverisë, shteti i së drejtës dhe reforma në drejtësi. Me keqardhje konstatohet se kemi një hap prapa nga pikëpamja e veprueshmërisë. Shqetësuese mbeten dhe korrupsioni, pandëshkueshmëria e administratës publike, e drejta e pronës”- tha Bushati duke informuar për një vizitë që një delegacion nga Komisioni Europian pritet të bëjë në Tiranë në fillim të marsit. Duke u ndalur në shansin e Serbisë për të marrë statusin e vendit kandidat në BE, Ditmir Bushati tha se "Nga njëra anë është pozitiv për rajonin, nga ana tjetër po humbim cdo lloj treni dhe nuk ka ende asnjë lloj ndërgjegjshmërie nga pikëtpamja politike për këto lloj dëshmitesh"
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)