Integrimi,Vasili: Rama e tha në
mes të Brukselit,sheh nga Lindja

Integrimi,Vasili: Rama e tha në<br />mes të Brukselit,sheh nga Lindja<br>
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka rikthyer në vëmendje deklaratën e kryeministrit Edi Rama bërë në dhjetor të 2017 në Bruksel, kur tha se Shqipëria mund të kthente sytë nga Rusia, nëse BE nuk hapte negociatat.

Duke e cilësuar Ramën si një kryeministër antiintegrimit evropian, Vasili shkruan në ‘Facebook’ hipokritët e rilindjes u ‘shqyen’ për integrimin, ndërsa Rama sheh nga Lindja. Sipas tij, këtë e ka thënë vetë Rama në mes të Brukselit për t’ia bërë karshillëkun tamam BE mu te dera e shtëpisë.

Postimi i Petrit Vasilit:
Kryeministri i antintegrimit europian sheh nga lindja etj... Keta te hipokritet e rilindjes qe u "shqyen" per integrimi, ja nga sheh kryeministri i tyre. Le ta lexojne e ka thene vete ky kryeministri antiintegrim. E ka thene kryeministri mu ne mes te Brukselit per t'ia bere karshillekun tamam BE mu te dera e shtepise ne dhjetor 2017. Ai nuk sheh nga Brukseli po nga Lindja. Lexojeni vete te dashur miq qe flisni shqip dhe anglisht se cka thene ky antibrukseli kryeminister:

“Gabohen kur thonë se s’ka rrugë apo alternativa të tjera, pasi Rusia dhe Kina, por edhe Islami radikal përbëjnë një shumëllojshmëri për secilin nga vendet tona. Rusia ofron një rrugë shumë të lehtë: harroni shtetin e së drejtës, harroni institucionet dhe mbaje pushtetin sa më gjatë të mundesh. Dhe kjo nuk është një rrugë pa interes. Dhe kanë para që mund t'i hedhin. Dhe nuk është se ka ndodhur në Siberi, por në mes të Europës, kur kryeministri u kërcënua me vdekje, dhe ka ndodhur në Malin e Zi, pra rreziku është i pranishëm.

Po kështu edhe Kina ka se çfarë të ofrojë. Por, është edhe një rrugë e tretë, Islami radikal. Në rajonin tonë ne jemi shumë etnikë, shumë fetarë dhe shumëçka. Dhe megjithë këtë shumëllojshmëri ne duam BE-në dhe do t’i duhet BE që të vrapojë dhe të na kapë, pasi në të kundërt do të kemi një martesë me kosto shumë më të lartë”, tha Rama.

vasili fb
(Postimi i Petrit Vasilit)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës