Integrimi, Yuri Kim: SHBA-BE të bashkuara në mbështetje të Shqipërisë! S'kemi ‘mbyllur sytë’ kurrë ndaj mangësive

Integrimi, Yuri Kim: SHBA-BE të bashkuara në mbështetje të Shqipërisë! S'kemi ‘mbyllur sytë’ kurrë ndaj mangësive

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE duke thënë se Reforma në Drejtësi është kyçe për arritjen e këtij qëllimi. Kim shkruan se SHBA ka bashkëpunuar gjithmonë me BE për të ndihmuar Shqipërinë të ecë para dhe se "nuk ka mbyllur" sytë kurrë ndaj mangësive në vend, përkundrazi ka bërë thirrje që ato të përmirësohen, siç është ngritja sa më shpejtë e Gjykatës Kushtetuese.

"SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen tonë për Shqipërinë në BE. Në asnjë moment SHBA nuk ka bërë thirrje për "mbylljen e syve" ndaj mangësive; përkundrazi, ne i kemi theksuar ata dhe kemi ofruar mbështetjen tonë për përparimin. Kjo është arsyeja pse Flamuri i Shteteve të Bashkuara - së bashku me BE - përqendrohet aq shumë në Reformën në Drejtësi, duke përfshirë nevojën që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor. Shikoni faktet", shkruan Kim në tëitter.

Ambasadorja Yuri Kim ka qenë gjithmonë një zë i fortë për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese brenda viti në mënyrë që të jepet një sinjal pozitiv për BE-në dhe ka përshëndetur çdo hetim të SPAK kundrejt  krimit dhe korrupsionit në nivele të larta qeverisëse, por ka kërkuar gjithmonë e më shumë punë dhe angazhim nga ato që t'u japin shqiptarëve drejtësinë e merituar.

Një ditë më parë edhe zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer  tha se megjithëse mbetet ende punë për të bërë për reformat, Shqipëria e ka justifikuar atë që ai e quajti “hapin e ardhshëm logjik” dhe se shpreson se BE të hapë Konferencën Ndërqeveritare për Shqipërinë para fundit të presidencës gjermane.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 06/12/2020 11:13

    Keni bërë një birrë në uji.Për 4 vjet nuk po krijoni GjL,GjK pasi me ju po tallet LikeFloriri nën diktatin e SaliQënit. Emrimi në KED e Vitore Tushës ishte trsdhrti e radhes.Nëse zgjidhet në GjK Sonila Bejte militante e LSI ju duhet të ikni nga Shqipëria pa opinga. Marrvedhja e 5 qershorit ishte tradhëri ndaj OSB/ODHIR dhe Edi Ramës për komisioneret politikë në favor te PD.Ky skandal do ju ngarkoi me pëegjegjsi. -Presidenti Biden duhet tu shkarkoi menjëherë.Ju jeni për të ruajtur betëm pulat..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja