Intelektualët-Ramës: Hiqe pritën
Lëri deputetët të votojnë 3 ligjet

Intelektualët-Ramës: Hiqe pritën <br />Lëri deputetët të votojnë 3 ligjet
TIRANE - 23 personalitete të njohur shqiptarë ndër ta mjek, sportist, aktor, profesor, shkrimtar e dirigjent i janë drejtuar kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama me anë të një peticioni ku kërkojnë që të lejojë deputetët socialistë të votojnë 3 ligjet që kërkojnë 3/5 në parlament, si kusht nga Komisioni Evropian për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Letra mban titullin “Mbi nderin e humbur të shoqërisë shqiptare” firmosur nga shkrimtari i njohur Visar Zhiti, Agron Tufa, nga ish-i burgosuri politik Gëzim Peshkepia , kompozitori Kristi Bello, aktorja Olta Gixhari, Mjeshtri i madh i Sportit Niko Xhaçka e shumë perasonalitete të tjera po kaq të njohura shqiptare. Peticioni i është dërguar sot Kuvendit të Shqipërisë.

“Z. Rama, hiqe pritën; lejo deputetët të votojnë 3 LIGJET!”, kështu i drejtohen kryesoacilistit për votimin e ligjeve në Kuvend, ndërsa nuk ngurojnë ta cilësojnë “si i sëmurë pesimizmi, nostalgjik i izolimit e do shpallej armik i popullit të vet.”

“Në ato fillime të viteve ’90, nëse ndonjë do guxonte që të shihte edhe në ëndërr se mbas njëzet vitesh dikush në Shqipëri, jo vetëm që nuk do donte të bënim hapa drejt Evropës, por edhe do guxonte te vinte pritë e të bllokonte rrugën drejt SHTËPISË sonë, kur vetë Evropa na rekomandon statusin, ai sigurisht që do përbuzej nga të gjithë, do konsiderohej si i sëmurë pesimizmi, nostalgjik i izolimit e do shpallej armik i popullit të vet. Por ja që fatkeqësisht, ëndrra të tilla të mbrapshta na u bëkan realitet.
Bashkimi me Evropën, të qenit normal si të tjerët, më shumë se një projekt politik, paska qenë një projekt shpirtëror i popullit shqiptar, i cili na rezulton një humbës i madh. Kemi humbur nderin në një betejë të pakryer me veten tonë, jo për fajin tonë”, shkruhet në letër.

Intelektualët dhe figurat e shquara shqiptare shprehen të vendosur për të mos e lejuar bllokimin e ëndrrës së tyre drejt rrugës evropiane.

“E ne, nuk duam të jemi një popull humbës. E ne, nuk duam të na venë përsëri prita. Ne nuk pranojmë më që dikush të na bllokojë rrugën për tek SHTËPIA. Mjaft me PRITA. Ne duam të fitojmë mbi veten tonë, mbi të gjitha mbrapshtitë, mbi të gjithë gurët ndër rrota, mbi të gjitha pabesitë dhe bllokimet. Ne duam që t’i kemi kryet lart në historinë e re, duke mbetur të përkulur në respektin mbi aspiratat evropiane të të parëve tanë. Ju rikujtojmë se në tetor 2012, Komisioni Evropian rekomandoi që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat, me të vetmin kusht; që të votojmë 3 LIGJE. Për Shqipërinë votuan edhe Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian, por për Shqipërinë, vend kandidat, ju nuk lejuat të votonin deputetët tuaj”.

Ndër rreshta të peticionit, ata shkruajnë se “ai që kërkon të na rreshtojë nga prapambetja, nga kulturat e pafrytshme dhe të padobishme, nga “as këndej e as andej”, ai që do të bëjë lojën e vjetër e të fëlliqtë, aroma e së cilës na i ka qelbur livadhet e shpresës jo rrallë herë gjatë historisë sonë, ka për të fituar ndëshkimin e Zotit dhe të shpirtrave libertinë shqiptarë.

Liria jonë s’ka çmim. Dinjiteti ynë duhet të jetë i pacenueshëm. Nuk mundet më të shihemi nga të tjerët si qytetarë të dorës së fundit. Kjo është fyese për fëmijët tanë. Këtë, ne nuk e falim. Ata nuk mund të rriten më me modelin fytyrështrembër të së kaluarës. Mjaft më! Z. Rama, hiqe pritën! Z. Rama lejo deputetët të votojnë 3 LIGJET!”

LISTA E PERSONALITETEVE QE KANE FIRMOSUR PETICIONIN

1. Prof. Dr. Pal Xhumari
2. Prof. Arvin Dibra
3. Dr.Shkencave Mirela Xhafa
4. Prof. Xheladin Dracini
5. Dr.Shkencave Sajmir Heba
6. Prof.Dr. Silvana Bali
7. Prof. Dr. Hasan Hafizi
8. Lusianda Shkembi Mjeke
9. Dhimitraq Argjiri Mjek
10. Natasha Themeli Mjeke
11. Olta Gixhari Aktore
12. Llaqi Nako Baletmaester
13. Prof.Dr. Nora Çashku Pianiste
14. Arben Morina Piktor
15. Kristi Bello Kompozitor
16. Agron Tufa Shkrimtar, Drejtori i Institutit te Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit
17. Prof.Dr. Muharrem Dezhgiu
18. Visar Zhiti Shkrimtar
19. Prof. Salvator Bushati Akademik
20. Niko Xhaçka Mjeshter i madh i Sportit
21. Bujar Llapaj Dirigjent
22. Gezim Peshkepia ish i burgosur politik
23. David Tukiqi Kompozitor

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë