Sipas Inteligjencës Amerikane, komploti terrorist që çoi në mbylljen e 22 ambasadave në mbarë botën, tashmë është në progres. Lidhur me këto sulme, Presidenti Barak Obama ka zhvilluar një takim me disa prej krerëve të niveleve më të larta të sigurisë.
Zyrtarët e Inteligjencës kanë marrë një raport nga një burim i besueshëm se komploti lidhur me sulmet terroriste është në zhvillim. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Martin Dempsey i përkufizon këto kërcënime domethënëse. “Ne jemi përballur me një lum kërcënimesh, për të cilat jemi përgatitur”, citon Dempsey.
Sulmet terorriste i kanë marrë në konsideratë edhe Britania e Gjermania, të cilat kanë mbyllur ditën e sotme ambasadat e tyre në Jemen.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com