Inteligjenca amerikane: Rusia
po përgatit kaos në Ballkan

Inteligjenca amerikane: Rusia<br />po përgatit kaos në Ballkan
“Rusia po përgatit kaos në Ballkan”, paralajmëron kompania private amerikane e inteligjencës, “Strategic Forecasting”, e cila merret me analizat gjeopolitike dhe parashikime.
 
Ndërsa çdo ditë flitet për ndikimin rus në Ballkan dhe jo vetëm një tjetër paralajmërim vjen nga ‘Stratfor’, agjencia private e Inteligjecës amerikane e cila është e specializuar në parashikimin e situatave gjeopolitike në botë.

Në analizën e saj raportohet se ndërsa BE po shfaq shenja krize . Moska ka thyer vëmendjen e saj në rajonin e Ballkanit.

Për më tepër vetë stabiliteti i rajonit kanë qenë një nga pikat kryesore që presidenti Putin vuri në dukje gjatë Këshillit të Sigurisë.

Analiza thekson se, tensionet në Serbi, Mal të Zi,Bosnje-Hercegovinë dhe Maqedoni i ofrojnë Rusisë një hapësirë të duhur për të rritur ndikimin e saj ndërsa perëndimi është i shpërqëndruar.

Shtetet më të rrezikuara janë Serbia, Maqedoni, Mali i Zi dhe Kosova.

Duke riparë situatën e secilit shtet ‘Startfor’ shkruan se "Rusia po ngacmon folenë e grerëzave".

"Sa i përket Kosovës, tensionet në këtë vend janë shtuar teksa kërkohet krijimi i ushtrisë.
SHBA dhe NATO kanë paralajmëruar se nuk do të mbështesin Prishtinën nëse vijon me këtë plan.
Por tensionet mes Kosovës dhe Serbisë i hapin rrugën Rusisë e cila mund të shfrytëzojë këtë krizë", shkruhet ne analize.

Për Maqedoninë në analizë theksohet se ministri i jashtëm rus ka akuzuar BE dhe SHBA se po mbështet lëvizjet separatiste duke pasur parasysh këtu komunitetin shqiptar. Sipas tyre në të ardhmen Shkupi mund të kërkojë ndihmë nga Rusia dhe jo nga Perëndimi.

Të njëjtën gjë u përpoq të bënte në fund të fundit edhe në Malin e Zi, qeveria e të cilit akuzoi hapur forcat ruse të sigurisë për komplotin e vrasjes së Milo Djukanoviçit pak përpara zgjedhjeve parlamentare të tetorit, me shpresën se kështu do të devijohej përpjekja e anëtarësimit në NATO.

Por pavarësisht destabilitetit, shkrimi raporton se jo të gjitha shtetet kanë pranuar avancimin e Moskës duke përmendur Shqipërinë si rastin e cila është përpjekur t’i shpëtojë ndikimit rus edhe pse mediat e Kremlinit janë përpjekur të përfshijnë gjuhën shqipe në shërbimet e tyre. Qeveria ruse nuk ka iluzione se do të jetë në gjendje për të fituar vendet e Ballkanit në anën e saj.

Në vend të kësaj, ai e sheh rajonin si një fole grerëzash. Duke nxitur tensione Moska mund të krijojë kriza që rëndojnë situatën në BE dhe NATO duke e luajtur si një kartë në negociatat me Perëndimin.

Duke nxitur kriza, Moska mund të krijojë një sërë krizash shumë të thellë për Bashkimin Evropian apo NATO-s për të kontrolluar, duke i dhënë asaj një tjetër kartë për të luajtur në negociatat e saj me Perëndimin.

planet e rusise
planet e rusise
planet e rusise

(dy.b/e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar